Politikë

Një artist kandidat në partinë e Jozefina Topallit, Lekë Negri: Është pjesa e papërlyer e së djathtës shqiptare! Do të jemi faktor për një qeveri jo monopol

20 Prill 2021, 17:38| Përditesimi: 20 Prill 2021, 18:11

  • Share

Artisti, Lekë Negri, kandidat për deputet në Tiranë, me partinë Lëvizja për Ndryshim, thotë se Jozefina Topalli është vetë PD dhe është pjesa e papërlyer e të djathtës shqiptare. Në një intervistë për Report TV, Negri u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë të djathtën e pastër dhe jo atë të rremen dhe shtoi se Lëvizja për Ndryshim do të jetë faktor për një qeveri jo monopol.

‘Zonja Topalli është vetë PD, arritjet e PD-së janë pjesë e zonjës Topalli, është një pjesë e papërlyer e të djathtës shqiptare dhe këtë e shoh tek Partia Lëvizja për Ndryshim. Ne nuk kemi mesazhe përça dhe sundo. Besoj se elektorati po nuk reagoi këtë vit nuk reagon më, të votojnë të djathtën e pastër shqiptare dhe jo të djathtën e rremë. Kemi përshtypjen se mund të jemi një faktor i rëndësishëm për një qeveria jo monopol.’- tha Negri.

Lekë Negri tha se ftesa për të marrë pjesë në parti i erdhi nga vetë kryetarja e partisë, Jozefina Topalli dhe shtoi se të gjithë kandidatët që janë pjesë e kësaj partie janë me integritet dhe se nuk janë një parti klienteliste.

Po ashtu Negri tha se nëpër rrethina të Tiranës, qytetarët kanë frikë që të shprehen lirshëm pasi ndihen të rrezikuar për vendin e tyre të punës.

‘Njerëzit kanë pak frikë duket dukshme që është një frikë, nuk kanë mundësi të flasin. Duket sikur jemi kthyer në 1944. Kanë frikë se mos humbin vendin e punës, kanë probleme edhe me pjesën e ekonomisë. Ne nuk ofrojmë para, ne nuk jemi parti klienteliste, ne nuk ofron vende pune, ne ofrojmë ndryshimin në bazë të personaliteteve që përfaqëson gjithë secili. Pjesa jonë është e fokusuar tek rinia dhe tek ekonomia. Pritshmëritë dhe feedback e kemi pozitiv. E përkthyer në mandate nuk mund të parashikoj se sa do të marrim, por feedback është pozitiv, i takon elektoratit që të vlerësojë. Po bëhet një punë kolosale dhe që ka një ndikim të lartë me elektoratin. Jemi figura të pastra të pakorruptuar, kam përshtypjen se do të jemi faktor.’- tha Negri.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem gahinji: 20/04/2021 20:28

    Eshte i dyti koment qe ju redaktoret nuk ma beni publik sot .i pari per juri kim,i dyti per Jozin.puna juaj ,por ai qe mban pergjegjesi jam une dhe jo gazeta.ose mbylleni kete rubrike.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 20/04/2021 20:24

    Nuk te njoh.ti mund te jesh i paster,por mos merr persiper Jozin.Fakti i pare ,merr persiper mbrojtjen e figures se sali Berishes.Fakti i dyte.kryetare e kuvendi.shperdoron postin me trafik inflyence ,duke derguar ne france si diplomate vajzen dhe dashnorin e saj ,te fejuari thuhej.Nderkohe qe ata ,paguar me rroge diplomati vazhdonin studimet universitare.pra nuk eshte aq e paster sa duket.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?