Kronikë

Po vinin për pushime nga Zvicra në Shqipëri, avioni privat bën ulje emergjente në Rinas, s’iu hapën rrotat e para! Në bord, piloti dhe babai me dy fëmijët! Report Tv siguron fotot ekskluzive

28 Shtator 2021, 18:17| Përditesimi: 28 Shtator 2021, 19:27

  • Share

TIRANË- Pushimet në Shqipëri për një familje nga Zvicra për pak sa nuk u kthyen në tragjedi. Avioni i vogël, model Beechcraft me regjistrim zviceran HB-EFH me të cilin po udhëtonin ka bërë ulje të detyruar në Aeroportin e Rinasit, rreth orës 16:15, pasi nuk iu hap rrota e parë. Në bord ishin 4 persona, piloti dhe babai me 2 fëmijët e tij të gjithë shtetas zvicerian, të cilët fatmirësisht të katërt gëzojnë shëndet të plotë.

Report Tv ka siguruar foton ekskluzive të avionit në pistën e Rinasit, e ndërsa si pasojë e kësaj ngjarjeje fluturimet u pezulluan për 1 orë e 45 minuta.

Pas lajmërimit të Organit Kombëtar të Investigimit të Incidenteve Ajrore dhe kryerjes së investigimit në zonën e pistës, avioni u zhvendos nga pista dhe më pas rinisën fluturimet.

Ora 18:40
TIA: Avioni privat bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave! U pezulluan fluturimet për 1 orë e 45 minuta

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës jep njoftim zyrtar lidhur me incidentin me një avion në pistë. Fluturimet u pezulluan për 1 orë e 45 minuta

 "Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se në orën 16:15 të datës 28 Shtator 2021, një avion i vogël model Beechcraft me regjistrim zviceran HB-EFH, me 4 persona në bord, dy të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë, bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave. Pasagjerëve u dha ndihma e parë menjëherë. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe të katërt gëzojnë shëndet të plotë.
 
Pas lajmërimit të Organit Kombëtar të Investigimit të Incidenteve Ajrore dhe kryerjes së investigimit në zonën e pistës, avioni u zhvendos nga pista, si pasojë, operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u pezulluan për 1 orë e 45 minuta. Fluturimet rifilluan.TIA mbetet në dispozicion të çdo pasagjeri dhe falenderon të gjithë udhëtarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin", njofton TIA.

 

Ora 18:32
Incidenti në Aeroportin e Rinasit, foto Ekskluzive e avionit pa rrota në pistë

1632846566_AVIONIPRIVAT2.jpeg

Report Tv ka siguruar foto të avionit që që u përfshi në një incident pasditen e sotme në Aeroportin e Rinasit. Sikurse mund të shihet nga foto, bëhet fjalë për një avion të vogël, të cilit nuk i janë hapur rrotat.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?