Një avion luftarak rus shkel në hapësirën ajrore të Suedisë, shefi i FA: Mungesë respekti për integritetin tonë territorial

15 Qershor, 11:57| Përditesimi: 15 Qershor, 11:59

  • Share

Një avion luftarak rus ka shkelur shkurtimisht hapësirën ajrore të Suedisë në lindje të ishullit baltik, Gotland, të premten e 14 qershorit dhe u konfrontua nga avionët luftarakë suedezë’, tha sot ushtria suedeze.

Sipas komunikatës së ushtrisë suedeze, avioni luftarak rus, i llojit SU-24, nuk i ishte përgjigjur paralajmërimeve dhe si pasojë, u dërguan pas tij dy avionë luftarakë suedeze.

“Veprime e Rusisë nuk janë të pranueshme dhe tregojnë mungesë respekti për integritetin tonë territorial. Ne ndoqëm të gjitha procedurat dhe ishim në gatishmëri për të ndërhyrë”, tha shefi i Forcave të Armatosura të Suedisë, Jonas Wikman.

Që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Suedia i ka ofruar ndihmë ushtarake Kievit në vlerë prej 4.1 miliardë dollarësh.

Pas nisjes së luftës në Ukrainë, Suedia si dhe Norvegjia, braktisën politikën e tyre të mosangazhimit ushtarak duke u anëtarësuar në aleancën ushtarake perëndimore të NATO-s.

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?