Zlatan Ibrahimovic

Një 'bishë' si Zlatan! Ibrahimovic po mendon t'i futet boksit

23 Tetor, 15:16| Përditesimi: 23 Tetor, 15:17

  • Share

Sipas medieve britanike, Ibrahimovic po mendon një të ardhme të mundshme në ‘crossover boxing’ me Mams Taylor, një nga themeluesit e ‘Misftis’, kompani e krijuar së bashku me vëllezërit Kalle dhe Nisse Sauerland të ‘Wasserman Boxing’.

Vetë Taylor foli për këtë mundësi në "The Sun".

"Unë u përpoqa ta bind Zlatanin, ai mund të duelojë në këtë sport. Kam mik të mirë menaxherin e tij, folëm përmes ‘FaceTime’, të tre. Ishte bisedë vërtet interesante, sepse ai ka ndjekur shumë ndeshje të ‘Misfits’. Zlatan ishte kikboksier në të kaluarën, ndaj mund të jetë duelues edhe në kompeticionin tonë”.

Ibrahimovic, i cili ndaloi së luajturi futboll në maj 2022, kishte fituar ‘rripin e zi’ në taekwondo, në rininë e tij, një disiplinë e arteve marciale. Është padyshim një rrugë e gjatë nga këtu deri në kalimin te dorezat në ring, por Milani është sigurisht i bindur se çdo interes, nëse ndonjëherë kthehet në një angazhim, nuk do ta largojë shumë vëmendjen e Zlatanit nga ‘planeti kuqezi’ ku është drejtues i klubit të Serie A.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?