Shkëlqim Bega

VIP & Spektakël

Një boksier në shtëpinë e Big Brother, kush është banori i ri

28 Prill 2024, 09:11| Përditesimi: 28 Prill 2024, 09:21

  • Share

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother është futur një banor i ri.

Shkëlqim Bega me profesion boksier tha se ka hyrë që të argëtohet dhe t’ia kalojë bukur me banorët, pasi nuk e ka në fokus çmimin e madh.

Gjithashtu 36 vjeçari u shpreh se ka për qëllim të stërvisë banorët pasi janë bërë disi përtacë.

 Ndërsa kafen e parë do të donte që ta pinte me Eglën.

Ndaj dhe kjo e fundit shkoi për ta marrë në oborr dhe e çoi tek banorët e tjerë.

Kujtojmë se ai është fituesi në një përzgjedhje rastësore mes mijërave personave që kishin aplikuar në një “Giveway” publikuar vetëm pak ditë më parë nga produksioni.

 Ndërkohë që Liam Osmani ishte banori që u eliminua, duke e humbur shansin për të shkuar në finale dhe fituar çmimin e madh.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?