Primabalerina Adela Muçollari dhe Helton Shkurti

Një çift i bukur i shtohet Tiranës. Balerina e parë e TKOB, Adela Muçollari i thotë Po! Helton Shkurtit

8 Mars 2021, 10:51| Përditesimi: 8 Mars 2021, 11:01

  • Share

Primabalerina e talentuar e Teatrit të Operas dhe Baletit, Adela Muçollari, ka zyrtarizuar lidhjen e saj të bukur me Helton Shkurtin, djali i veteranit të Basketbollit Nine Shkurti. Të dy të rinjtë i kanë thënë Po! njëri-tjetrit me 7 mars, ditë që përkon dhe me ditëlindjen e balerinës së talentuar në një ceremoni të thjeshtë dhe me shumë shije.

Adela rrjedh nga një familje e vjetër dhe plot tradita të Tiranës, duket se me Heltonin i lidh veç të tjerash tradita familjare për sportin: Mamaja e Adelës, Mimoza Karapici ka qenë basketbolliste, ashtu siç Nine Shkurti, babai i Heltonit, nje nga legjendat e basketbollit shqiptar. Megjithë traditën e sportit në familje, Adela, sot është një superbalerinë e vlerësuar edhe ndërkombtarisht, ku jep dhe kontributin e saj përmes mësimdhënies. Ndërsa Heltoni drejton kompaninë e tij të kateringut, “Gustosa”, e cila ka krijuar një traditë dhe identitet nëpër festat dhe ceremonitë në kryeqytet.

Urime këtij çifti të ri që nisin një sfidë të re për të ndërtuar familjen, një hap i vështirë, por kaq i bukur.

a.m./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?