DIBËR - Një dash në vend të kupës. Në Ostren të Dibrës u zhvillua në fundjavë turneu i Mundjes Tradicionale. Për të dytin vit radhazi, sportisti i Teutës Arjan Danaj mundi në finale Gramoz Kurtin dhe fitoi në finale.
E veçanta e kësaj gare, ashtu sipas traditës, fituesi mori në vend të kupës një dash.
"Mundësi i Teutës fiton Kupën dhe dashin. U zhvillua këtë fundjavë në Ostren, Kupa e Mundjes tradicionale të Gollobordës. Mundësi i Teutës, Arjan Danaj mori pjesë në këtë event dhe fitoi dashin, pasi mundi Gramoz Kurtin. Kjo është hera e dytë që Danaj fiton këtë kupë simbolike pas triumfit në vitin 2022”, thuhet në postimin e Teutës.