Kryeministri e krahasoi anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian me një martesë të finalizuar pas një dashurie të marrëzishme si në jetën reale.
Ai nënvizoi se dikur Shqipëria ishte Koreja e Veriut, teksa e analizoi situatën me vende si Iraku dhe Afganistani që tentuan të bënin reforma, por dështuan, kurse Shqipëria po ia del edhe fal ndihmës së BE-së.
Teksa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ai u shpreh:
“Për ta mbyllur, kur nisëm rrugëtimin ishim si Iraku dhe Afganistani e vende të tjera të rajonit, por mora këto të dyja se këto kanë provuar të bëjnë demokraci. Ne ishim Koreja e Veriut në këtë kontinent, nuk po fus këtu shtete të Lindjes si Estonia, Lituania etj., nëse sot jemi këtu ku jemi pranë derës së BE, Iraku e Afganistani janë në kaos, vjen për një arsye, ata nuk e kanë BE-në, ne e kemi, ne kemi lindur pranë Europës, të lidhur me bekimin e dijes dhe kulturës së institucioneve të BE-së, ne jemi krenarë për këtë dhe s’do pushojmë derisa të anëtarësohemi dhe të ulemi në tavolinën e BE, si ata të dashuruarit marrëzisht. Si një njeri i dashuruar marrëzisht, që i thonë se martesa nuk është ajo që duket, përfundon si i dashuruar në martesë. Dhe si një njeri i martuar, unë e di shumë mirë, se si i dashuruari marrëzisht përfundon në martesë dhe martesa është diçka shumë e bukur”.
Lajmi kryesor:
Kallas në Tiranë: Anëtarësimi realitet, s’ka rrugë të shkurtër veç reformave! Rama: Më 11 maj marrim rezultatin e duhur, mbyllim negociatat brenda 2027-ës
A.Q/I.M/ReportTv.al
