Martin Henze, këshilltar i CDU-së në Gjermani ka vlerësuar deklaratën e Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta ditën e djeshme për rishikimin e mundshëm të datës së zgjedhjeve, por edhe gatishmërinë për të lënë mandatin. “Një burrë dhe një demokrat i vërtetë në Ballkan, përgëzime”. Kështu e vlerëson Presidentin e Shqipërisë, Martin Henze.
Gjithashtu ai ka bërë apel për krijimin e një qeverie tranzitore, e cila do të përgatiste zgjedhjet lokale. "Si organi suprem i Kushtetutës, Presidenti i Shqipërisë shpjegoi qartësisht çfarë duhet bërë. Partia Socialiste dhe opozita të reagojnë. Qeveria duhet ti përmbahet Kushtetutës dhe se është e rëndësishme të krijohet një qeveri tranzitore, kështu do mund të stabilizohet shteti dhe të organizohen zgjedhjet vendore" tha Henze.
Por kush është ai? Henze ka qenë pjesë e grupit të punës për hartimin e programit ekonomik të PD-së, ndërsa ka qenë edhe pjesë e një proteste të PD-së, atë të 16 marsit para Kryeministrisë.
Pas kërkesës së grupimit më të madh politik gjerman CDU/CSU për negociata pa kushte, lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha, vendos si kusht për të pranuar ndërmjetësimin e Gjermanisë, largimin e kryeministrit Edi Rama.
Komente

Po te shikosh profilin e Henzes ne LinkedIn, ia merr MOnes dhe Lulit ne kthese per nivelin e te qenit opozitar me Ramen, I ka rene ne koke per cik Lufte
PërgjigjuMeta hajdut i vertete. Cdo dite e me shume po i afrohet hekurave, me hapa gjigande.
Përgjigju