Një diferencë moshe me bashkëshortin? Françeska sqaron thashethemet në rrjet rreth lidhjes së saj

21 Maj, 07:21| Përditesimi: 21 Maj, 07:25

  • Share

Françeska Murati, ish-banorja e këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP Albania”, ka folur për jetën e saj private dhe faktit se në rrjet janë ngritur hipoteza të ndryshme rreth marrëdhënies së saj me bashkëshortin, ndaj dha disa detaje personale, të cilat ne nuk i dinim.

Françeska tha si më poshtë:

“Unë si Françeska një gjë, që se di përse nuk ma kanë konsideruar, është fakti që unë që 18 vjeç kam qenë në punë. Unë punoj në Angli dhe kam punuar për disa kompani më të fuqishme në Britani në fushën e financës. Kështu që me shumë siguri rroga ime është shumë e lartë. “

Ndërkohë për lidhjen me Ergysin, bashkëshortin e saj, dhe një diferencim moshe mes tyre që supozohet sërish në rrjet, ajo vijoi:

“Ehh shumë vite. Që 15 vjeç. Mos të të them sa vite. Jemi moshatorë. Ergysi është tip privat dhe nuk ka shumë dëshirë të përflitet, por ka biznesin e tij dhe punon për vete. Nuk merret me ato gjërat që mendohet.”

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?