'Një dimër përvëlues...' Vangjeli tregon pse u shty me një muaj kongresi i PS-së

30 Tetor 2023, 22:00| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 23:01

  • Share

Kongresi i Jashtëzakonshëm i PS-së i cili ishte parashikuar të mbahej të shtunën e 4 nëntorit, është shtyrë për në fillim të dhjetorit. Vendimi është komunikuar në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar që është drejtuar nga vetë kryesocialisti Rama.

Analisti i njohur Lorenc Vangjeli, i ftuar në studion e emisionit “Kontrast” në Report Tv tha se shtyrja e kongresit të PS-së paralajmëron një dimër përvëlues

“Kryeministri i vendit është më i informuar qoftë dhe instikti i tij politik qoftë dhe informacioni për shkak të detyrës i rrëfejnë atij që dimri do të jetë përvëlues. Kongresi i jashtëzakonshëm që u tha do të konstituonte strukturën drejtuese të saj që do të mbahej më 4 nëntor u shty me një muaj në pritje të asaj që do të ndodhë tek rruga e Burgut” komenton Vangjeli në studion e emisionit” Kontrast”

Kaosi që opozita shkaktoi sot Kuvendit sipas Vangjelit ka të bëjë me dosjet e SPAK.

“Seanca që ndodhi sot është dezhavu e përpiktë me atë që ndodhte në dimrin e 2018, 2019, është po e njëjta retorikë por thelbi është diku tjetër. Ndryshimi epokal që po ndodh. Hyrja e një pushteti të ri. Besoj se do të ketë lajme të nxehta dhe do të shënjojë humorin, tensionin apo dhe ndryshimet në platen e kongresit të socialistëve” tha Vangjeli në studion e emisionit "Kontrast" në Report Tv.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?