Kronikë

Një ditë më parë pronari u la në detyrim paraqitje, IKMT nis shembjen e 8 objekteve dhe pishinës së ndërtuar pa leje në Tropojë

11 Shtator, 14:28| Përditesimi: 11 Shtator, 14:34

  • Share

Një ditë pasi Gjykata e Kukësit caktoi masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' për Ramë Gjomokajn, i akuzuar për ndërtim pa leje, IKMT ndërhyri në Tropojë duke shembur 8 objektet e të ndërtuara pa leje.

Sipas njoftimit zyrtar, IKMT ka nisur aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në territorin e Bashkisë Tropojë. Objektet ishin të ndërtuara me konstruksion  b/a beton/armaturë, pa leje ndërtimi.

“IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit do të jenë në territor për evidentimin e ndërtimeve pa leje, për gjobitjen dhe prishjen e tyre.U bëjmë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me strukturat për mbrojtjen e territorit dhe të shmangin çdo tentativë për ndërtime të paligjshme,” thuhet në njoftim.

Institucioni thekson se shkelësit e ligjit, përveç gjobës dhe prishjes së ndërtimeve, do të ndiqen edhe penalisht.

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?