Erion Veliaj dhe gjyqtarja Etleva Deda

Kronikë

Një ditë më parë u dërgua për gjykim, Etleva Deda caktohet gjyqtare e seancës paraprake për dosjen ‘Veliaj’

11 Shtator, 09:18| Përditesimi: 11 Shtator, 09:48

  • Share

TIRANË- Një ditë pasi dosja për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj u dërgua për gjykim është hedhur shorti për gjyqtaren se seancës paraprake. Etleva Deda është gjyqtarja që do të vendosë nëse do të kalojë ose jo për gjykim dosja për Veliajn, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 28 të pandehurit e tjerë (persona e subjekte). Brenda 10 ditësh, gjyqtarja duhet të caktojë datën për seancën paraprake. 

Dosja e Veliajt u dërgua për gjykim më 10 shtator, 7 muaj pas arrestimit të tij. Sipas Prokurorisë së Posaçme janë 9 raste “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, të ndarë sipas kompanive dhe organizatave jofitmprurës, me të cilat dyshohet se Erion Veliaj ka bashkëpunuar duke dhënë leje ndërtimi apo fonde publike, në këmbim të ryshfetit, sipas SPAK-ut.

Katër akuza të tjera, përfshijnë “pastrimin e produkteve të veprës penale”, “fshehjen e pasurisë”, “Shpërdorimin i detyrës” si dhe “Futja e sendeve te palejuara në burg”, rast për të cilin ai akuzohet se ka përdorur telefonin e një polici të burgjeve për të komunikuar me familjarët e tij. Sipas SPAK, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, kanë marrë përfitime të parregullta monetare dhe pasuri të paluajtshme nga kompani private dhe OJF-të.

SPAK ka renditur të gjithë subjektet e përfshira nga kompania Agi Kons, te Fusha, Palushi, Gerard-A, Kontakt, apo dhe OJF-të Eventus, Muza, BYL-A, Frobolous, të lidhura drejtpërdrejtë me Ajola Xoxën. Këto OJF, sipas SPAK shërbenin si fasadë për transaksione korruptive dhe pastrim parash Drejtuesit e tyre, janë po ashtu mes të akuzuarve në dosje.

Sipas hetimit, subjektet e përfshira kanë vepruar përmes një skeme të mirëorganizuar për të “legjitimuar” pagesat korruptive, duke i kaluar përmes OJF-ve të lidhura me Ajola Xoxën apo bashkëpunëtorëve të saj.

Edhe Ajola Xoxa, bashkëshortja e Veliajt, akuzohet për pjesëmarrje aktive në skemën korruptive, duke vepruar si përfituese direkte ose përmes personave të lidhur me të. Prokurorët përmendin blerje të shumta e të shtrenjta online, në vlerën e rreth 86 milionë lekëve, me para jashtë sistemit bankar. Akuzat ndaj saj janë të njejta me ato që janë ngritur ndaj kryebashkiakut, përjashto rastin e “Futjes se sendeve të palejuara në burg”.

Në listën e të akuzuarve dhe ish kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila, sipas prokurorëve është përpjekur të ndikojë të disa nga dëshmitarët e çështjes, si dhe të zhdukë gjurmë të fakteve që mund të përbënin rrezik për bashkëshorten e Veliajt. Ndaj saj është ngritur akuza për  “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”

Të pandehurit në dosjen Veliaj
Erion Veliaj
Ajola Xoxa
Elman Abule
Gentian Sula
Fatmir Bektashi
Meriman Palushi
Shkëlqim Fusha
Sokol Kryeziu
Mirton Lika
Linda Kazani
Erald Simixhiu
Ina Goxhaj
Frosina Bollo
Valmir Xoxa
Adela Kondakçiu
Klotilda Bushka
Flutur Xhani
Fatjon Baci

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • bekimi: 11/09/2025 09:38

    Shif kur te fillojne patronazhistet t’i bejne biografine. Stergjyshi i saj ka qene me Zogun, pastaj kaloi me Ballin, ndersa gjyshi kaloi me komunistet, ndersa babai ishte spiun, kjo eshte e korruptuar, femijet i ka jashte, ku i gjen leket, etj etj etj. Strategji e patronazhisteve shkruaj shkruaj se diçka do ngelet.

    Përgjigju
    • Qytetari: 11/09/2025 10:10

      Jo me, se teta Etleva eshte goce e mire. Skane ca thone per te. Maksimumi do thone i bie pianos, jo si ai plehra violinist.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?