Kombëtarja shqiptare

Një ditë para Botërorit, kombëtarja shqiptare luan miqësoren e tretë

19 Tetor 2022, 12:24| Përditesimi: 19 Tetor 2022, 12:27

  • Share

Kombëtarja shqiptare do luajë me Armeninë një test miqësor, një ditë para nisjes së Botërorit të Katarit. Në 19 nëntor, kuqezinjtë luajnë në "Air Albania" me armenët, sipas Supersport. Dueli vjen tre ditë pas miqësores me Italinë që zhvillohet po në stadiumin kombëtar në Tiranë (16 nëntor).

Ndeshja pritet t'i shërbejë stafit teknik për të parë gjendjen e lojtarëve, me stolin e Kombëtares që është i lëkundur për Edy Rejën. Trajnerit i skadon kontrata në fundin e nëntorit dhe nuk dihet ende nëse do ketë një rinovim me 77 vjeçarin.

Kujtojmë se pas performancës jo të mirë në Nations League, të shumta ishin zërat për shkarkimin e italianit. Veç Italisë dhe Armenisë, kuqezinjtë luajnë edhe një tjetër miqësore, atë me Arabinë Saudite në Abu Dhabi në 26 tetor.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?