Një ditë para mbledhjes së komisionit për 'Zgjedhoren', OSBE apel deputetëve: Kontribuoni për një proces parlamentar funksional

18 Janar, 16:50| Përditesimi: 18 Janar, 17:05

  • Share

Prezenca e OSBE- ODIHR në Tiranë ka dalë me një apel kundrejt deputetëve një ditë para mbledhjes së komisionit për reformën zgjedhore, duke u kërkuar që të kontriubojnë për një proces parlamentar të qetë dhe funksional.

Në një reagim në rrjetet sociale OSBE-ODIHR thekson se, përkushtimi i prezencës për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë.

Çmojmë partneritetin tonë me Kuvendin e Shqipërisë !  U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional. Punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore".

Edhe një herë ka theksuar gatishmërinë për të asistuar një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse. 

"Përkushtimi ynë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë. Angazhimi pozitiv i të gjithëve është vendimtar për të pasur sukses”-thuhet në reagimin e OSBE.

Pas thuajse dy vitesh,  komisioni i Reformës zgjedhore rimblidhet të premten në orën 11:00.  

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?