Një ditë para protestës, familja Berisha ka inauguruar një xhami të ngritur në pronat e ish kompleksit Partizani. Vetë Jamarbër Malltezi, një prej pronarëve kryesorë të pallateve ka publikuar fotografitë e xhamisë.
Dhëndri i Berishës shkruan si të jetë kreu i KMSH duke thënë se faltorja u përurua për besimtarët ndërsa hedh akuza se komunizmi ia grabiti prona dhe nuk e gëzuan dot, pavarësisht se nisën procesin e kthimit të pronës.
“Lavdi Zotit faltorja në Magnet u përurua sot për besimtarët. Brezit të gjyshërve tanë komunizmi jua grabiti pronat dhe ndonëse nisën procesin e kthimit të pronës ata vdiqën e nuk gëzuan dot. Sot po gëzojmë pronën e te parëve që bënë sakrificat.
Falënderojmë Zotin qe na e mundësoi dhe te leme ca shenja qe te jene per shume e shume kohe edhe kur mos jemi më në këtë jete. Faleminderit Adi Banaj si promovues, kurator dhe koordinues i besimtareve qe donin te kontribuonin ne vend-faljen per te nderuar e kënaqur te madhin Zot! Falënderojmë disa dhjetëra besimtare qe kontribuan me bujari qe kjo faltore te kurohej ne cdo detaj nga Adi.
I lutemi Zotit te na pranoje kete faltore si vend per te nderuar Zotin, si vend per promovimin e familjes dhe si qender tolerance e dije. Falenderojme Dorian Demetja qe filloi qysh sot si imam dhe mesues i brezit te Ri ne kete faltore. Zoti i ndriçoftë mendjen dhe i pastroftë shpirtin të gjithë besimtarëve dhe banoreve te ketij kompleksi”, shkruan Malltezi.
Xhamia është ndërtuar në kompleksin e pallateve në pronësi të tij, në një tokë që e ka marrë me nje procedure mbi te cilen po heton Spak.
Lexo këtu edhe investigimet e Report Tv për privatizimin e 'Kompleksit Partizani' nga 'klani Berisha'
INVESTIGIMI I
INVESTIGIMI II
INVESTIGIMI III
normale me leket e ruseve dhe leket tona te piramidave.......kerkojne te lajne gjynahet tani.zot denoji mekataret
PërgjigjuMullahu Dhëndëri i mullah saliut Ça bohet ktu mr na myten idiotat po shokin mrapsht
PërgjigjuPer njat keni nevoj o popull injorant mir e keni edhe pak e keni oooooo idiota
PërgjigjuOse kerkon te laje mekatet,ose kujton se prania e xhamise do t'ia //shpetoje// nga shembja kullat.
Përgjigju