Bashkim Kopliku

Nesër protesta, ish-ministri i Brendshëm u drejtohet demokratëve: O mik, ju kujtohet çfarë bëri Meta në 1992 dhe si e shpëtoi PD-ja

1 Mars 2020, 16:52| Përditesimi: 1 Mars 2020, 16:59

  • Share

Një ditë para tubimit që ka thirrur Presidenti, ish-Ministri i Brendshëm në 1992 në qeverinë Meksi, Bashkim Kopliku u kujton demokratëve “kryengritjen e Poliçanit” që organizoi Ilir Meta. Me ironi ai u drejtohet demokratëve me fjalët 'O Mik i PD, bëhet fjalë për presidentin tonë, Ilirin'. Kopliku thotë se atëherë u godit policia, por 'Ilir Meta shpëtoi, mbase na interesoi edhe “ne të PD-së''.

"O Mik i PD, bëhet fjalë për presidentin tonë, Ilirin!!! Bëhet fjalë për presidentin tonë, Ilirin, atë që na organizoi “kryengritjen e Poliçanit” në 1992, kur unë isha ministër i brendshëm dhe ai deputet; kur unë, sipas tij “vrisja njerëz nga helikopteri turistik mbi Poliçan”; atëherë kur na morën peng oficerin e policisë, Pashkun, e kur u tha se organizatori ishte Iliri; atëherë kur policia, me urdhrin tim të prerë, hyri në Poliçan pa arme, nuk plagosi e as vrau njeri, siç na vranë në Shkodër më 2 prill 1991...., pavarësisht se “kryengritësit e Ilirit”, na dogjën disa makina, e na....Natyrisht, fajtorët banorë në Poliçan, i kapëm si minjtë, po atë mbrëmje, në shtëpitë e tyre, por nuk vramë njeri, mik, se atëherë mendonim se demokratët nuk duhet të vrasin, kur ka mundësi të mos vrasësh, as në Poliçan, as në bulevard etj. etj.

Mbase ishin shpifje, ato për Ilirin në Poliçan, mbase nuk kishte një prapaskenë Berisha-Meta, siç u pat thënë!!! Unë nuk bëra punën as të prokurorisë, e as të presidentit të vendit, Sali Berisha, pavarësisht se, me të drejtë, më ankoheshin kolegët e Policisë, se po futen miq për të shpëtuar organizatorët e “kryengritjes”, se po detyrohen të ndryshojnë deklarimet fillestare disa oficerë policie, se po hyn politika, se po bëhen pazare mbi jetën e policëve..

Kishin të drejtë ata: ishte goditur Policia e shtetit, shokët e tyre! Mbase kështu na interesoi edhe “ne të PD-së”, atëherë, e shpëtoi Iliri nga akuzat.... Po e përsëris: nuk di gjë 100% të sigurt, ka vetëm indicje, mund të jenë edhe shpifje..., se ne kemi tradita të “lashta” për shpifje. Nejse, se rrash edhe unë në pozitat tuaja: dalje nga tema. Tema sot është Iliri nesër, në 2 mars 2020" mbyllet postimi. Nesër Lulzim Basha u ka bërë thirrje demokratëve që të marrin pjesë në tubimin e presidentit kundër qeverisë.

Komento

Komente

  • edi: 05/03/2020 00:56

    Ti je njeri i vertete po kujt i thua BerishesLulushit apo magjistares Momika qe kerkojne qeveri dhe i rren mendja se Meta e shte trim Oh kapeni qenin Kone se po leh shume futeni ne Qafe Barit

    Përgjigju
  • URT ja: 01/03/2020 18:04

    O bac mire eshte te shijosh pencionin

    Përgjigju
  • Ardi: 01/03/2020 17:26

    Po o Bashkim po , edhe ata qe goditen me hunj e gure policine ne 21 janar jane shefa komisariatesh e drejtora sot , ky institucion i martirizuar qe duron cdo 4 apo 8 vjet hajdutet e dy paleve qe vijne vetem per te vjedhur .

    Përgjigju
  • O tej: 01/03/2020 17:11

    Pjesmarje neser me 2 mars bashke me ket temin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?