Paralel me mbledhjen që po zhvillonte Sali Berisha, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur në kryesinë e Kuvendit grupin parlamentar. Mbledhja vjen një ditë para takimit Bardhi-Paloka, 2 negociatorët në procesin e bashkimit të PD për të dalë me 1 kandidat në zgjedhjet vendore të 2023. Report Tv me gazetaren Danjela Maloku ka zbardhur diskutimet, në fokus të së cilës ka qenë axhenda parlamentare si edhe për takimin e nesërm mes 2 negociatorëve. Bardhi deklaroi se nuk duhet të hyjnë në këtë proces me paragjykime, ndërsa për korrektesë u ka lexuar deputetëve edhe komunikimin që ka pasur me Palokën, që kishte të bënte me kohën se kur do të zhvilloheshin diskutimet.
Lajmi kryesor:
Një ditë para takimit Bardhi-Paloka, Berisha mbledh drejtuesit politik, Alibeaj grupin parlamentar
B.K./ReportTv.al