Gjyqtari i Fierit, Roland Hysi

Kronikë
Top 24

Një ditë pas arrestimit të gjyqtarit të Fierit për ryshfet e favore seksuale, pritet pezullimi nga KLGJ

10 Janar 2019, 11:15| Përditesimi: 10 Janar 2019, 11:47

  • Share

Këshilli i Lartë Gjyqësor, në mbledhjen që do të mbajë sot, pritet të pezullojë gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi, i cili u arrestua ditën e djeshme nën akuzën e ryshfetit e favoreve seksuale.

Roland Hysi u vendos në pranga fill pas skandalit të publikuar në një emision investigativ (Lexo këtu), ku shfaqej duke i kërkuar nënës së divorcuar ryshfet për marrëdhënie seksuale në këmbim të dhënies së kujdestarisë së fëmijës. Krahas 50-vjecarit u arrestua edhe psikologia, e cila luante rolin e sekseres.

Ndaj të arrestuarve rëndojnë akuzat e "korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtesisë” dhe “ushtrimit të ndikimit të paligjishëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në videopërgjim denoncuesja, nëna e divorcuar, tregon të gjithë kalvarin që i është dashur të kalojë, shtuar këtu edhe pagesën prej 1 mijë eurosh, për të marrë kujdestarinë e vajzës së saj. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?