Tek rrethrrotullimi i Plasmasit në Lushnje brenda në zonën ku ndodhi shpërthimi që i mori jetën babë e bir dhe plagosi 7 të tjerë është zonë industrial. Aty ndodhen magazina shumice për materiale ndertimi, ushqimimore dhe banesa banimi përreth.
Shpërthimi ku ndodhi tragjedia u shënua tek kapanoni i ndërtimit ku ndodhet dhe inspektorati shtetëror i punës për të kryer verifikimet.
Dëmet janë të mëdha jo vetëm tek kjo zonë industriale por dhe në banesat përeth.
Në Lushnje e njohin zonën e rrethuar si pronë e deputetit Bujar Çelës.
Lajmi kryesor:
Shpërthimi në Lushnjë me 2 të vdekur e 7 të plagosur, dyshohet se bombola me oksigjen ra nga vinçi! Hetohet leja e magazinës nën tensionin e lartë dhe shkelja e sigurisë në punë
S.G/ReportTv.al