Një ditë pas inspektimit në terren, Basha kërkesë qeverisë: Shpërbleni edhe policët...si mjekët

9 Prill 2020, 10:57| Përditesimi: 9 Prill 2020, 11:46

  • Share

Një ditë pasi doli në terren për të inspektuar dhe vlerësuar punën në terren të policisë, kryetari i opozitës Lulzim Basha, i bën thirrje qeverisë të japë shpërblime edhe për uniformat blu. Kjo pasi sipas Bashës, edhe policët ashtu si mjekët, janë në vijën e parë të luftës me pandeminë e koronavirusit.

Sakaq është raportuar për të prekur me COVID-19 në mesin e policisë, ndërsa Basha e nis duke mbështetur kërkesën e Sindikatës së Policisë:

"Mbështes plotësisht kërkesën e drejtë të Sindikatës së Policisë për shpërblim suplementar për punonjësit e policisë.

Ashtu si çdo qytetar i këtij vendi jam dëshmitar për kushtet e vështira në të cilat ata po punojnë. Pas personelit shëndetësor, punonjësit e policisë janë në vijën e parë dhe ndër më të ekspozuarit ndaj rrezikut. Ata janë në shërbim me dhe pa orar në të gjithë vendin.

I bëj thirrje qeverisë që të gjejë mundësinë për të akorduar shpërblim financiar për punonjësit e policisë në krye të detyrës, dhe u kërkoj qytetarëve bashkëpunim të plotë dhe mirëkuptim e mbështetje për punonjësit e policisë në mënyrë që bashkarisht dhe duke u mbështetur tek njeri-tjetri ta tejkalojmë këtë situatë me sa më pak dhimbje."

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shteti Ska leke more Kriminel se i ke vjedhur TI me Serbin dhe Floririn etj..: 09/04/2020 13:46

    Ty eshte per te Denuar Burg per jete krimineli dhe Djali i Diktatorit Enver .. Derzo Milionat e vjedhura plehre ..

    Përgjigju
    • Luli: 09/04/2020 16:43

      Po une vetem 22 milion euro kam vjedh

  • polici: 09/04/2020 12:53

    Ketij baftemadhit po i duket vetja si kryeminister.Po fillon te imitoje Boris xhonsonin, te shkoje ne market e te mbaje rradhe, Te dale naten e te takoje policat, ti falenderoje,... shkurt e paster KOKRRA BUDALLAIT

    Përgjigju
  • Bashe Teveqeli: 09/04/2020 12:41

    7 x7 = 42 . Te kripsha mend qe ka me shume Nard Noka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?