Politikë
Top 24

Një ditë pas protestës paqësore, ambasadori italian i shkon në zyrë Lulzim Bashës

22 Qershor 2019, 11:55| Përditesimi: 22 Qershor 2019, 14:43

  • Share

Një ditë pas protestës së opozitës, mësohet se ambasadori italian Alberto Cutillo ka shkuar në zyrën e kreut të PD-së, Lulzim Basha. Ky takim vjen në një kohë kur zhvillimet politike nga të gjitha palët kanë qenë të njëpasnjëshme, e megjithatë nuk i është gjendur ende një zgjidhje krizës, edhe pse kanë mbetur vetëm 8 ditë nga data 30 qershor.

Ndërkombëtarët kanë luajtur një rol vendimtar në ecurinë e protestave të opozitës, kur pas apelit fortë të bërë nga SHBA-ja, BE-ja dhe ambasadat e tjera të huaja në vend, opozita e bashkuar realizoi për herë të parë pas 4 muajsh, një protestë pa asnjë shashkë, sende të forta apo bomba molotov.

Më herët, një ditë para protestës, kryedemokrati zhvilloi një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • www.youngtribune.com: 22/06/2019 14:07

    Luli ta ulen koken amasadoret Luli. Tashi ulu prape dhe merrja k...kenges me Voltanen

    Përgjigju
  • Adi: 22/06/2019 13:11

    Eshte hera e pare qe pjesmarresit ne protest tregohen paqesor kjo tregon qe e gjith kjo varet nga presionet e nderkombetareve dhe nga kokat e opozites per kete duartrokitje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?