Politikë

Një ditë pas protestës, Basha niset drejt Gjermanisë: Asnjë hap pas

3 Qershor 2019, 10:18| Përditesimi: 3 Qershor 2019, 11:39

  • Share

Një ditë pas protestës së dhunshme të opozitës, kryetari i PD-së, Lulzim Basha shprehet i vendosur për të mos bërë asnjë hap pas. "Bashkimi popullor i 2 Qershorit është asambleja më madhështore e shqiptarëve europianë, të vjedhur, të dhunuar e të tradhëtuar, që kërkojnë zgjidhjen e krizës me largimin e shkaktarit të saj, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira.

Unë e di që çdo shqiptar lufton të ketë të njëjtat të drejta si çdo qytetar europian. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak për veten se vlerat që na bashkojnë: demokraci, shtet ligjor dhe drejtësi të barabartë për të gjithë.

Ne nuk hedhim asnjë hap pas" shkruan Basha. Në protestën e mbrëmshme të opozitës u regjistruan mjaft akte dhune, ndërsa sot Basha do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Gjermani.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?