Foto e projektit të Teatrit të Ri

Një ditë pas shembjes, Rama publikon projektin e ri të Teatrit Kombëtar (FOTO)

18 Maj 2020, 07:35| Përditesimi: 18 Maj 2020, 08:46

  • Share

Një ditë pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar dhe protestave të tensionuara dhe të dhunshme që u shoqëruan, kryeministri Rama e ka nisur ditën duke prezantuar projekt-idenë për teatrin e ri kombëtar, që do të jetë me standarde moderne dhe dinjitoze për artistët dhe qytetarët.

Përmes këtyre fotove, Rama ka zgjedhur t'u përgjigjet edhe kritikave për shembjen e godinës së teatrit duke kujtuar se projektet e mëdha në vend, gjithmonë kanë hasur rezistencë dhe janë përbaltur nga "ngatërrestarë profesionistë'.

Sipas Ramës shumë shpejt do të jetë vetë godina e teatrit të ri që do të flasë duke marrë miratimin dhe pëlqimin e të gjithëve.

"Mirëmëngjesi me projekt-idenë e Teatrit të Ri Kombëtar, konceptuar nga arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels. Duke ju uruar një javë të mbarë, dua gjithashtu t’ju siguroj se Teatri i ri Kombëtar do të ketë nesër pëlqimin e të gjithëve, qoftë të të shumtëve që kërkojnë sot dhe qoftë të të paktëve që sot nuk shohin më larg se dje. Përvoja na mësoi se ashtu si me vepra të tjera publike, të përbaltura e masakruara pa nisur akoma puna, nga të njëjtët ngatërrestarë profesionistë, edhe për këtë projekt të vonuar me dhjetëra e dhjetëra vite, do të flasë vetë vepra e përfunduar, e cila do t'i japë komunitetit teatror skenën dinjitoze kombëtare që nuk e pati kurrë; publikut shqiptar Teatrin Kombëtar që nuk u ndërtua kurrë; Tiranës e Shqipërisë së gjeneratave të tjera, një tjetër destinacion kulturor të përmasave europiane në çdo aspekt", shkruan Rama.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Doneta: 19/05/2020 10:44

    Vendim teper i drejte per prishjen e nje karrakatine,u pa ne shembje qe ra si nje ndertese kartoni teper e vjeter,lodhur dhe amortizuar totalisht. Kur shikoj gruan e Presidentit te ulur ne rruge me vjen me te vertete turp per kete katandisje,me thoni nje grua presidenti ne bote me ate fjalor rrugaceror si kjo femer ordinere qe kerkon te marre drjetimin e ketij vendi,fatkeqsi e madhe per ata te reja qe e ndjekin nga pas vetem per nje vend pune.

    Përgjigju
  • Mitt: 19/05/2020 09:24

    Duket dora e agjenturave te huaja ne prishjen e teatrit. Qellimi .Tirana nje qytet pa histori, nje bordello nderkombetare.

    Përgjigju
  • Iris: 19/05/2020 00:40

    Projekti duket interesant ,por pak si I rende,jo fin,duket si bllok betoni.Nuk e di ne se arkitekti e ka vizituar Tiranen,por mendoj qe duhet dicka me elegante,s.d.q.ky model do shkonte me mire te pjesa e Bulevardit te Ri,qe ka ndertesa te reja.Per zonen ku eshte sot do doja nje model qe te ishte modern,elegant,por te respektonte me shume ministrite dhe te kishte nje fare harmonie me ndertesat e zone.Une do rekomandoja model arkitekture modern,por me elemente te shumte te frymezuar

    Përgjigju
  • vera: 19/05/2020 00:39

    ASNJE frike mos kini nga shteti,,,ata jane ne gabim,,,,nuk kane moral te mbrojne edi ramen,,,edhe policia e di qe ai I tejkaloi kompetencat,,merreni perpara dhe detyrojeni te japi doreheqjen dhe te shpalle zgjedhjet ne nentor te 2020....edhe me dhune qofte...

    Përgjigju
  • Jon: 18/05/2020 23:01

    Edo, do mbahesh mend për mirë në kët vend. Vazhdo e ndërto gjëra që ka nevojë ky popull. Qentë le të lehin, ATDHEU të shkojë përpara

    Përgjigju
  • Maja: 18/05/2020 23:00

    Per brezat qe duan te jetojne ne Tiranen e prinderve dhe te tyren meritojne te ndjehen si qytetar civil europian me nje teater qe si ka emrin ta meritoj ate Teatri Kombetar ku shpresoj te gezojne shendet e te kene mundesine nje premiere Robert Ndrenika Margarita Xhepa Tinka Kurti etj aktor te plejades Gold.Turp rinia qe eshte kaq meskine dhe ne vend qe te protestonte sepse kjo qeveri nuk e beri me pare proteston pse u shemb.

    Përgjigju
  • ymeri: 18/05/2020 18:27

    ORE CFARE PO BENI ATA NA PRISHIN TEATRIN ,,,,NGRIHUNI MORE MERRINI ZVARRE ,,,DIGJINI SI MIJTE NE ZYRA.....VERINI FLAKEN PARLAMENTIT ---BASHKISE....

    Përgjigju
  • Velia: 18/05/2020 12:00

    Jepi grup, bravo. Prishi tere ato ndertesa te ministrive e bashkine se jane te vjetra e futi do pallate 30 kateshe. Te sheshi nderto nje kulle edhe me te larte. Qe edhe kur te vdesesh do kujtohesh si kullat e Rames. I pavdekshem kujtimi yt.

    Përgjigju
  • ert: 18/05/2020 11:31

    ik o plehre qe qelb 3 ore larg, ste durojme dot me.

    Përgjigju
  • I miri: 18/05/2020 11:29

    Hahahahahhahahah se e holle kjo fotoja qe ka prezantuar teatrin! Qenka bere fiks nga KULLA NGJITUR QE DO NGRIHET! Sa te holle e kemi banditin ne krye te qeverise. Rrofte Tirana e mbytur ne beton e rrofte qytetaria e tredhur qe ju shkon verberisht nga pas. FITORE

    Përgjigju
  • Robshi PPP Becheti -140 mil: 18/05/2020 10:44

    Po ore shume i bukur duket... buxheti po derdhet skemi ku ti investojme... ti po mendon per te kulturuar mizerjen jo per te begatuar ndonje... te gjitha ne favor i ke... por problemi qendron pse duhej prishur nje monument kulture per ta ndertuar... je dhe ar tist tamam dhurate ju ke bere... rrofte naltmadhnia

    Përgjigju
  • Latif: 18/05/2020 10:22

    Po ca jane kto ndertesa ne forme papijoni?? Kshu kan pas qen damkosur hajdutet ne france

    Përgjigju
  • sokrati: 18/05/2020 09:54

    Njesoj si projekti i Piramides ka per te dale dhe kjo, vetem projet ide asgje konkrete ne fund.

    Përgjigju
    • Piramid: 18/05/2020 11:54

      Vleresoni punen dhe thoni nje fjale te mire,kjo do te jetë TEMPULLI i DITURIS si PIRAMIDA. XHAXHI ENVER diçka dinte. POPULLI nuk kupton SHQIPEN nje GJUHE INTELIGJENTE e jo me pojekteee etj.....

  • Lindita Pjetri: 18/05/2020 09:50

    Projected e reja ishi Excellent Teatri do jete per Brezat e ardhshem Per Rinine e Bukur te Shqiperise Love From London

    Përgjigju
  • Ora news: 18/05/2020 08:45

    Ti do vrare mor qen,,,prishe qendren historike mor kriminel ngrihuni mor,,ngrihuni,edhe ate lokalin e bukur ne ane te kulles te sahatit,,me oborr , nje lokal me histori,,edhe film eshte luajtur aty,e prishe,,ngrihuni me arme,,,asnje tolerim,,sy per sy e dhemb per dhemb,,,me cdo gje qe kemi...

    Përgjigju
    • alo alo: 18/05/2020 10:21

      Po ngrihu ti, merre armen dhe shko provoje, per cfare na do neve ? Apo jeni te zgjuar ju, si Saliu qe ben thirrje per mosbindje nga vila ne Lalez, po nuk ja mban te dal vet se ka frike nga koronavirusi. Jepe shembullin ti i pari, sy per sy, shtepine e di se ku e ka, nisu e shko se pas teje do vijme edhe ne.

  • Konjak: 18/05/2020 08:30

    Ja pra se si eshte puna ,njerez te medhenj dhe projekte te medha , nuk eshte se kuptohen nga masa , sidomos kur ata nuk jane dhe simpatizant te rilindies . Po c'te beje njeriu i perendise , kur perplaset me njerez qe nuk din se c'kerkojne , megjithse jane ne pakice ata qe s'din , se shumuca jane ata qe kane kuptuar mendiendriturin ,e pas kesaj kemi fatin te kemi ne krye , njerin nga keta , fut doren ne thes e merr , njesoj jane te tere ; ja c'fitime ke nga mendie ndriturit , do kemi mendie te japim edhe hua .Rrofsh o kryetar se na shpetove e na nderove , pensjonet na i le sa ishin para 7 viteve 10 deri 15 mije , punetoret 15--20 mije ,dhe nese gjejne pune , ; por kujdes , se na ke pasuruar kaq shume sa mund te kthehemi ne oligark e u marrim frymen pushtetareve . Megjithse na ke bere kaq mir , ne nukse ta kemi per nder , jo per gje, por kaq kuptojme , jemi ajo pakica , qe ke fjalen zotrote .Po mir , po edhe ajo shumica qe sipas tij jane mendiendritur , sikur kaq i paguan sa ne ; apo mos u jep te ardhura ne natyre .Vetem tij te kemi , pa ne bejme si bejme ,se fundi ,- ham bar - e tij e partine tende tju kemi ne krye. Po ate punen e trasparences per keto ndertimet , dota zbatosh ndonjeher , apo opozitaret nuk eshte se kuptojne , kurse sa per perkrahesit e tu , ; --rroft partia dhe ju -- shoku Rama .

    Përgjigju
  • redi: 18/05/2020 08:07

    E meriton populli dhe artistet nje teater te tille .Te filloj puna meqe projekti eshte gati

    Përgjigju
  • Tironci: 18/05/2020 08:05

    Vendimi eshte i drejte derisa kjo godine nuk ishte me funksionale dhe e sigurte pse duhet te rrinte ne kembe?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?