Presidenti Alfred Moisiu, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe presidenti Bamir Topi

Politikë

Një ditë pas shkarkimit të Metës, Veliaj shfaqet me presidentet Moisiu dhe Topi: Kënaqësi të takohesh me dy qytetarë frymëzues

10 Qershor 2021, 16:24| Përditesimi: 10 Qershor 2021, 16:41

  • Share

Një ditë pasi Kuvendi miratoi raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliajn, është takuar me dy ish-presidentët, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi.

Kryebashkiaku Veliaj, ka publikuar një foto në rrjetet sociale me dy presidentët, të cilën e shoqëron edhe me një shprehje të John Adams.

“Nese veprimet e tua frymezojne te tjeret per te enderruar, mesuar dhe punuar me shume, atehere ti je lider” ~John Adams.Kenaqesi gjithmone takimi me dy presidentet qytetare e frymezues Alfred Mosiu dhe Bamir Topi – Shqiperia e njerezve te mire”, shkruan Veliaj.

 

Me 104 vota pro Kuvendi miratoi  raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta për shkelje të rënda kushtetuese. Në seancën e 9 qershorit morën pjesë në total 114 deputetë ku 7 prej tyre mungonin. Nga këto, 104 votuan pro shkarkimit të Metës, 7 votuan kundër si edhe 3 abstenuan.

/M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?