Një ditë pas vendimit për rifillimin, plasin polemikat në Seria A! Inter provokon, kundër Napolit në Kupë me ekipin e të rinjve (VIDEO)

29 Maj 2020, 11:09| Përditesimi: 29 Maj 2020, 12:08

  • Share

Vendimi i së entjes nga ana e qeverisë dhe federatës italiane për rifillimin e futbollit në Itali ka shkaktuar menjëherë polemikat e para. Sot do të vendoset përfundimisht për oraret dhe datat e ndeshjeve, por Milan, Juventus dhe së fundmi Inter janë irrituar pamasë me atë që mund të jetë kalendari i rifillimit.

Pavarësisht se për kampionatin është vendosur të rifilllojë me 20 qershor, ideja është që me 13-14 qershor të luhen dy gjysmëfinalet e Kupës, më pas me 17 finalja dhe më tej Seria A. Pra klube si Inter, Milani, Juventusi dhe Napoli ka shumë gjasë të zhvillojnë tre ndeshje në 7 ditë në një kohë kur kanë tre muaj pa zbritur në fushë.

Nga kjo hipotezë, që sipas të gjitha gjasave pritet të konfirmohet, më shumë është irrituar Interi, që sipas mediave italiane po mendon që në gjysmëfinalen me Napolin më 14 qershor të udhëtojë me ekipin primavera, ose ndryshe ekipin e të rinjve.

Nga momenti i rifillimit Seria A ka dhe 12 javë për të zhvilluar deri në mbylljen normale të tij, por shumë diskutime po bëhen për datën 20 qershor. Kjo për shkak se kanë mbetur katër ndeshje pa u zhvilluar në javën e 25 ku mes të tjerave është edhe ajo mes Sampdoria-s dhe Inter-it.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?