Kryeministri Edi Rama

Politikë

Një ditë pas votimit të propozimit për shkarkimin e Veliajt, Rama mbledh sot ministrat dhe deputetët e Tiranës! Diskutohet për zgjedhjet në bashki

24 Shtator, 10:05| Përditesimi: 24 Shtator, 11:02

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka thirrur pasditen e kësaj të mërkure në një takim ministrat dhe deputetët e qarkut të Tiranës. Takimi do të mbahet në orën 18:00 në parkun "Eden" në kryeministri. 

Burime për gazetaren e Report TV, Raziela Myslimaj bëjnë me dije se në fokus të diskutime do të jenë zgjedhjet në bashkinë e Tiranës dhe mbështetja për kandidaten e PS-së, Ogerta Manastirliu.

Takimi vjen një ditë pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës mblodhi 3 kërkesat e PS, PD dhe këshilltarit Endri Shabani për shkarkimin e Erion Veliajt dhe i votoi me 50 vota pro si një e vetme.

Votimi i propozimit për shkarkim do t'i dërgohet Prefektit të qarkut dhe më pas do të shkojë në Këshillin e Ministrave, i cili do të thotë edhe "fjalën" e fundit për shkarkimin e Veliajt.

Lajm në përditësim…

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt, si e vlerësoni?