Edi Rama

Politikë

Thaçi telefonon Ramën një ditë pas zgjedhjeve, kryesocialisti: Prekëse, komandanti në formën më të mirë

12 Maj, 13:52| Përditesimi: 12 Maj, 14:12

  • Share

Një ditë pas zgjedhjeve, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka telefonuar kryeministrin dhe kryetarin e PS Edi Rama. Ka qenë kryeministri që ka ndarë lajmin përmes një fotoje në rrjete sociale, teksa thotë se telefonata ishte tejet prekëse dhe se komandanti ishte në formën më të mirë. 

“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë”, shkruan Rama. 

Ajo që bie në sy nga fotoja që ka ndarë kryesocialisti është një fjalim që duket se po përgatit, me gjasë i fitores. 

Telefonata e ish-komandantit të UÇK, i ndodhur në paraburgim në Hagë, vjen në një atmosferë festive për PS, e cila sipas rezultateve të deritanishme, kryeson bindshëm në rang kombëtar.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ermal: 12/05/2025 15:29

    Yt mër të qr ty e ça tma pragu e tmos përjashtojm Mul Nokën e Sal Berish bashk me atë shurrën Albana Vokshi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?