Flakët në pallatin në Tiranë, zbardhet ekspertiza paraprake! Shkak, kondicioneri në banesën e mjekut në katin e 9-të! 4 apartamente të shkrumbuara

TIRANË- Një ditë pas zjarrit që shkrumboi të gjithë pallatin 10 katësh në rrugën ‘Sali Butka’, në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë, është zbardhur ekspertiza paraprake. Dyshohet se vatra e parë që përhapi me shpejtësi flakët ishte në katin e 9-të në banesën e mjekut. Shkak i zjarrit është bërë kondicioneri.

Disa nga banorë e kaluan natën jashtë. Jo se nuk gjetën të afërm apo hotel për tu strehuar, por ende nuk i ka kaluar dëshpërimi dhe dhimbja teksa panë tu shuhej në pak orë ndoshta investimi i gjithë jetës, shtëpitë që i kanë blerë deri në 1600 euro metri katror, shumica edhe me kredi.

“E kam në katin e katërt. Mbrëmë kemi fjetur jashtë. Shteti duhet të vinte të na stresonte. Të gjendet fajtori si u hodh zjarri dhe ti rimbursojë këta banorë. I kemi blerë me djersë” thotë një banore.

“Dëmet në pamje të jashtme janë shumë të mëdha por ende nuk e dimë” thotë një banore tjetër.

Këtë të premte, (15 shtator) shumë të tjerë u kthyen në pallatin 10-katësh që ende lëshon aromën e rëndë të djegies. Po marrin nga shtëpitë e tyre veshje dhe sende personale.  Ende askush nuk është lejuar të qëndrojë në apartamentet e pallatit  te ish-Nesharaku në Tiranë.

Çfarë ka mbetur gjithandej. Katër apartamente u shkrumbuan totalisht, dhe 12 të tjerë patën djegie të pjesshme. Flakët shkrumbuan totalisht dublexin në katin e fundit të pallatit, nga ku dyshohet se nisi gjithçka dhe depërtoi përmes fasadës së jashtme deri në katin e parë. Por burime nga grupi hetimor thanë për Report Tv se zjarri dyshohet të ketë rënë në apartamentin e një mjeku kardiolog në katin e parafundit të pallatit, në kat të 9-të, dhe prej andej të përhapet edhe në dublexin me tarracë. Megjithatë kjo tezë pritet të verifikohet në vijim.

I marrë në pyetje nga policia administratori i pallatit mësohet se nuk ka dhënë asnjë dëshmi që do të ndihmonte hetuesit, duke deklaruar se nuk di nga buroi gjithë ai zjarr.

Grupi hetimor u rikthye që në mëngjes (15 shtator) për të gjetur shkakun e zjarrit. Ata po vijojnë verifikimit, ndërsa paraprakisht burime pranë zjarrfikëses së Tiranës i thanë Report Tv se vatra fillestare në katin e dhjetë mund të jetë shkaktuar nga ndonjë pajisje elektroshtëpiake që ka sjell zjarrin në qoshe të pallatit, njëlloj siç kjo video tregon flakët e para në tendencë për t’u përhapur.

Bashkë me hetuesit pallati u inspektua edhe nga sytë e inxhinierëve dhe ekspertëve të ndërtimit për të përcaktuar llojin e materialit të përdorur për veshjen e fasadës së jashtme dhe nëse janë kryer siç duhet masat anti-zjarr në këtë pallat që përfundoi ndërtimin vetëm 2 vite më parë nga biznesmeni vlonjat Tanush Mhillaj.

Forcat zjarrfikëse të Tiranës, të ndihmuara nga ato të Kamzës dhe Vorës, luftuan me flakët për rreth 4 orë pasditen e së enjtes, 14 shtator. Ndërhyrja ishte tejet e vështirë për shkak të vatrës së zjarrit në katin më të lartë të pallatit. Për fat të mirë, askush nuk u lëndua nga banorët, përveç disa zjarrfikësve që luftuan mes tymit e flakëve, të cilët morën mjekim.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj garantoi se do ofrohet grant për çdo familje që ka dëmtime orendi dhe elektroshtëpiake.

Ora 16:35
Flakët në pallatin në Tiranë, zbardhet ekspertiza paraprake! Shkak u bë kondicioneri në banesën e mjekut në katin e 9-të

Është zbardhur ekspertiza paraprake për zjarrin që ra në pallatin 10-katësh në Tiranë. Report Tv ka mësuar se sipas ekspertizës paraprake, shkak i zjarrit është bërë kondicioneri në katin e 9-të të pallatit, në pronësi të mjekut.

Ora 14:36
Zjarri në pallatin 11 kate, mjeku për Report Tv: Dupleksi s’është i imi, apartamenti e kam një kat më poshtë! Banesa m’u dogj

1694705627_pallatiidjegur.jpg

Mjeku kardiolog Rezar Deveja që u përfol se ka në pronësi dublexin në katin e fundit ku ka rënë zjarri, flet për Report Tv. Mjeku tha se dupleksi nuk është i tij e se apartamentin e ka një kat më poshtë.

‘Dublex nuk është i imi. Unë kam një apartament në katin e nëntë, i cili është djegur i gjithi sepse dritaret kanë qenë hapur. Mbi apartamentin tim është edhe një tjetër në kat të dhjetë. Nuk jam marrë në pyetje në polici’- thotë mjeku.

Ora 13:13
Çdo gjë e shkrumbuar, pamjet nga brenda apartamenteve të djegura në pallatin 10 katësh në Tiranë (FOTO + VIDEO)

Report Tv sjelle fotot nga brenda apartamenteve të pallatit 10 katësh i cili u përfshi një ditë më parë nga flakët. Siç shihet nga pamjet dëmet materiale kanë qenë të shumta.Gjithsej janë 69 hyrje dhe secila nga apartamentet ka qenë e banuar me familjarë,  4 – 5 anëtarë.

Deri paradite famijarët nuk janë lejuar të hyjnë pasi rrezikoheshin ose dhe mund të dëmtonin provat, ndërkohë që në drekë familjarët janë parë dhe të marrin sendet personale dhe të largohen.

Deri me tani banorëve nuk ju është komunikim nëse do futen në apartamente. Ende ka disa specialistë nga policia gjyqësore, bashkia, njësia administrative, emergjencat civile në pllat. Ata pritet që te dalin me një vlerësim mbi gjendjen e pallatit, a është i sigurtë apo jo dhe me pas do dilet me nje komunikim për banorët.

Grupi hetimor u rikthye që në mëngjes për të gjetur shkakun e zjarrit. Ata po vijojnë verifikimit, ndërsa paraprakisht burime pranë zjarrfikëses së Tiranës i thanë Report Tv se burimi fillestar i zjarrit është në katin e dhjetë, më i larti i pallatit. Paraprakisht dyshohet për një pajisje elektroshtëpiake që ka sjell zjarrin në qoshe të pallatit, njëlloj siç kjo video tregon flakët e para në tendencë për t’u përhapur.

Ora 11:30
Zjarri në pallatin 10-katësh, Teliti: Dëmet mund të ishin evituar, kërkoj informacion nga Veliaj për këtë dosje

Anëtari i Grupit të Rithemelimit, Dorian Teliti ka reaguar për zjarrin që ra në pallatin 10-katësh në zonën e ish-parkut të Autobusëve.

Teliti ka depozituar një kërkesë në Bashkinë e Tiranës drejtuar Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij për të marrë një dosje të plotë teknike për projektin e ndërtimi të godinës që u “përpi” nga flakët pasditen e djeshme.

Deputeti thotë se që pas ngjarjes së rëndë ka qenë në kontakt me disa ekspertë të fushës, inxhinierë dhe arkitektë, të cilët pas konstatimeve që kanë bërë edhe në terren, kanë konfirmuar që ishte tejet e mundur evitimi i dëmeve që shkaktoi pasditen e djeshme zjarri që ra në pallatin 10-katësh.

Deklarata e plotë e Telitit:

Ditën e djeshme ishim dëshmitarë të një ngjarje tejet të rëndë. Një nga pallatet e Tiranës u përpi nga zjarri dhe falë punës heroike të zjarrfikësve të Tiranës, ia dolëm të mos kishim asnjë humbje jete. Gjithsesi, dëmet materiale ishin tejet të mëdha dhe ajo që ndodhi dje ku disa apartamente janë shkrumbuar plotësisht, mund të ishte tërësisht e evitueshme. Pasi zjarri u vu nën kontroll, kam qenë në kontakt me disa ekspertë të fushës, inxhinierë dhe arkitektë, të cilët pas konstatimeve që kanë bërë edhe në terren, më kanë konfirmuar që ishte tejet e mundur evitimi i dëmeve kaq të mëdha. Nuk është e thënë që nuk do kishte rënë zjarri, por ama dëmet nuk ishin këto.

Për këtë arsye unë kam depozituar një kërkesë në Bashkinë e Tiranës drejtuar Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij për të marrë një dosje të plotë teknike për këtë projekt ndërtimi të kësaj godine.

Sa e sigurt ka qenë kjo godinë? Cilat janë masat e ndërmarra kundër zjarrit? A është respektuar apo jo leja e ndërtimit pasi ne e dimë shumë mirë që për të marrë një leje ndërtimi, duhet të plotësosh të gjithë parametrat për mbrojtjen ndaj zjarrit?

Pse Bashkia e Tiranës nuk ka furnizuar këto godina me hidrantët zjarrfikës? Për të gjitha këto dhe shumë të tjera, ne i kemi kërkuar në shkresën zyrtare, të cilën sapo e kam depozituar këtu në cilësinë e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak dhe shpresoj që brenda 10 ditësh të marrim përgjigje nga Erion Veliaj dhe stafi i tij.

E përsëris, dje fatmirësisht nuk pati humbje jete, por ajo që ndodhi kur apartamente të tëra u shkrumbuan, gjë e cila sot ka vënë në dyshim edhe vetë ekzistencën, qëndrueshmërinë teknike të godinës së banimit, është tejet shqetësuese. Gjithashtu dje kemi qenë dëshmitarë se autobotet e zjarrfikësve mbaronin ujin, lëviznin nëpër rrugët e Tiranës për t’u furnizuar me ujë dhe kjo ka rritur më tej kohën për fikjen e zjarreve, duke shtuar akoma më shumë dëmet materiale. Kjo është e papranueshme dhe unë në cilësinë time jam këtu për të kërkuar informacionin e plotë për të zbardhur të vërtetën.

Ora 11:16
Banorja e pallatit 10-katësh që u përfshi nga flakët: Kemi kaluar natën jashtë, të gjendet fajtori e të na rimbursojnë

1694769360_banore.jpg

Një nga banoret, apartamenti i së cilës u dogj nga flakët që përfshinë pallatin 10-katësh në zonën e ish-parkut të Autobusëve në Tiranë, tha se e kanë kaluar natën jashtë. Ajo kërkoi që të gjendet fajtori e shteti t'i rimbusojë.

‘E kam në katin e katërt. Mbrëmë kemi fjetur jashtë. Shteti duhet të vinte të na stresonte. Të gjendet fajtori si u hodh zjarri dhe ti rimbursojë këta banorë. I kemi blerë me djersë. Se di a ka pasur impiant kundër zjarrit.’- tha banorja.

Ora 11:15
U përfshi nga flakët, banorët kanë paguar nga 900 deri në 1500 euro m2 për apartamentet në pallatin 10-katësh në Tiranë

1694722434_pallatizjarr.jpg

Nga 900 deri në 1500 euro m2 kanë paguar banorët për të blerë një hyrje në pallatin 10 katësh që u përfshi në mënyrë të frikshme nga flakët një ditë më parë në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. Ata thanë për Report Tv se banesat i kanë blerë me kredi.

Ora 10:19
Zjarri në pallatin 10 katësh në Tiranë, banori: Fat që s’u dogjën apartamentet më poshtë

 

Një nga banorët e pallatit që u përfshi nga flakët një ditë më parë në Tiranë në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, u shpreh se është fat që nuk janë djegur apartamentet më poshtë e shtoi se pallati nuk bëhet me metalike.

‘Zjarri ka rënë nga sipër. Fati që nuk janë djegur apartamentet më poshtë. Janë dëmtuar disa pallate. Vajza dy vite ka qenë ka hyrë në të. Nuk bëhet pallati me metalike.’- tha banori.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 16/09/2023 02:30

    Me kujtohet gjate viteve 90'kur banoja ne Tirane ne nje nga ato apartamentet e Xhaxhit,nje kokekrisur qe banonte nje kat siper nesh ne ,ne te 5-in me konkretisht, pati nje dite problem me oxhakun e apt.te vet.Nuk e di kush ishte arsyeja,i ishte bllokuar,apo donte t'a pastronte,por s.d.q i vuri flaken pa pyetur askend.Flaket nuk u perhapen por tymi u perhap ne te gjithe apartamentet e pallatit,ne cdo kat,dilte nga cdo tub oxhaku/sobe dhe cuditerisht nga cdo prize,plase e vrime neper mure.Banoret u tremben se kujtuan se ra zjarr dhe u zemeruan nga ndotja e tymit dhe akti i papergjegjshem i atij banorit.Tani kam marre vesh se oxhakun ua kane bllokuar komplet ngaqe ndertuan dy shtesa kate siper.Tani asnje nuk perdor me ne pallat soba me dru,por prape mbyllja e oxhakut me duket nje veprim i rrezikshem,sepse e perdornin me vone si vent filtrimi per sobat moderne qe perdorin tani.

    Përgjigju
  • gimi: 15/09/2023 17:31

    shqipot ne fillim deshen demokraci dhe tani kerkojne komunizem kur dua tju jaoe shteti leke ....ndajeni mendjen

    Përgjigju
    • @gimi: 16/09/2023 01:02

      Fiks e ke thene o zoteri po kujt i thua

    • Boti: 15/09/2023 18:59

      Fiks. Bej siguracion te shtepise dhe je ne rregull. Kaq.

  • Banori i pallatit: 15/09/2023 17:01

    Po mir mo doktori thot, nuk banoj un aty. Pse nuk gjeni kush banon?

    Përgjigju
  • @&#€: 15/09/2023 16:32

    Fillimi i zjarrit asht i ditun nuk ka nevoj per ekspertizem ka fillu ne kat 2 sepse kjo po nodh ne tan Tiranen prej vitesh(jan shtu dhe duhanpirsat)personat e kateve te siperme masi pin cigare neper balkone i hjedhin poshte te pafikun ato i merr era e perfunojn ne katet e poshtme.Afer pallatit tem para 4 vitesh u dogj nje makine vetem nga cigarja e hjedhun nga lart tek kofka mori impianti motorri etj etj,manej tan makina jasht perdorimit se kje dhe koh vere e xet i madh kur erdhi zjarrfiksja ishte kry puna.

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 15/09/2023 12:55

    Kapotat e jashtem,per izolim termik me polistirol perdoren ne te gjithe Europen.Pra shkaku i zjarrit nuk eshte veshja ,izolimi me polistirol.Mund te perdoret Edhe ne Mes te dopjomurit.Ne ndertim perdorimit i soletes me copa polisteroli ,Sic behen ne Shqiperi eshte kunder regullave te ndertimit.Ne Itali perdoren "pinjatet "ne soleta qe Jane materiale tulle me vrima te cilat sherbejne Edhe per kalimin e kabllove elektrikTek ne kabllot kalojne ne polisteroli,qe ul sigurine e soletes nga zjarri.Kjo eshte kthyer "normale"dhe asnje nuk flet nga Specialist.Nuk duhet dhene asnje leje banimi per ndertesa me te tilla soleta.

    Përgjigju
    • Arioni: 15/09/2023 13:21

      Duhet material cilësor ku behet nje prov e thjeshtë meret polisteroli dhe digjet nje cop e vogel per ta provuar ate me cmim vari lesht dhe ate me cmim te mir aty esht vendosur pa cilesi

  • Avokati: 15/09/2023 10:19

    Të dënohet administratori me pastruesen e pallatit. Ata e kanë fajin.

    Përgjigju
    • Ben: 15/09/2023 15:00

      Ahahaa,tamam ata te shkrete do ta ken fajin

    • Lal kartoni: 15/09/2023 14:52

      Amen. Të takon një grant dhe ty.

  • P. Hajdini: 15/09/2023 09:16

    Inspektoriatet perkatese qe kane bere te mundur futjen ne territor, dogana, licencimin e perdorimit dhe aplikimit te materialeve te ndertimit qe fosrcojne zjarrin ne vend qe ta frenojne e vetebllokojne kane pergjegjesine baze ne kete tragjedi. Te gjithe tekniket specialiste te cdo hallke ne porocesin e ndertimit po ashtu. Ndaj Kryeinspektori prane Krymenistrit, ne vend qe te merret me qoka varrimesh e rivarrimesh, pikesepari te beje detyren e tij dhe me efikasitet te plote. Ai dhe te gjithe Inspektoret e linjes se kontrollit te ndertimeve, te materialeve te ndertimeve dhe ata te doganave duhen thirrur dhe vene para pergjegjesise te paret, SEPSE ATA JANE DHE DUHET TE JENE PERGJEGJESIT PER GARANTIMIN E SIGURISE PUBLIKE NE FUSHEN E NDERTIMEVE DHE TE BANESAVE!

    Përgjigju
    • P.Hajdini: 15/09/2023 12:49

      edhe ky reagim-arsyetimi yt 'Bobi' tek nevoja e hetimit dhe e venies para pergjegjesise te KryeInspektorit prane Kryeministrise, z. Shkelqim Hajdari (ish KryeProkuror i Prokurorise Tirane) dhe te gjithe Ispektorateve dhe Inspektoreve te linjes se ndertimeve dhe materialeve qe perdoren aty te con. N.q.s do ta kishin bere punen e tyre minimalisht te gjitha keto hallka te zinxhirit kontrollues shteteror (si ne pjesen e pushtetit qendror, ashtu edhe ne pjesen e pushtetit lokal bashkiak) katastrofa nuk do te kishte ndodhur dhe do te mund te kishim vetem nje aksident te vogel shtepiak zjarri, qe gjithmone i padesheruar mbetet. KryeInspektori dhe Inspektoratet e Inspektoret jane aty te paguar nga taksat tona per te parandaluar pikerisht keto lloj problemesh dhe per te garantuar Sigurine Publike edhe ne fushen e ndertimeve per te gjithe, vendas e turiste.

    • Bobi: 15/09/2023 11:24

      Po ato e kane fajin. Po ai qe ka dhene lejen e ndertimit nuk ka faj. Me ligj rreth godinave duhet te kete rruge kalimi per zjarrfikset dhe ambulancat pastaj jepet leja. Aty as miza nuk kalonte. Ose Veliaj ne burg ose ndertuesi dhe kolaodatori brenda nese eshte shkelur leja.

  • Investimi juaj: 15/09/2023 09:08

    Mos kërko llogari. Pasuria juaj e paluajtshme është e sigurtë nga tërmetet dhe zjarri dhe të koruptuarit. Prandaj mos hezitoni por blini më shumë apartamente si këto se në fund vlera vetëm ritet 10fish.

    Përgjigju
  • Se harrova: 15/09/2023 08:54

    Sa është cmimi i m2 në Tiranë dhe njëherë? Dëmi është 85 herë me i vogël se cmimi i m2.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?