Në urgjencë trajtohen vetëm rastet shumë të rënda, siç ka qenë edhe ai i një të moshuari mëngjesin e kësaj të hëne. Koha nuk premtonte që ai të dërgohej drejt Sanatoriumit apo Traumës, ndaj i është dhënë menjëherë ndihma në një dhomë të posaçme.
Megjithëse kjo situatë që erdhi për shkak të një shkëndije elektrike, është prej më shumë se 24 orësh, të shumtë janë dhe ato qytetarë që i drejtohen privatisht urgjencës së re të Qsut për ndihmë nga bluzat e bardha pa e ditur se është jashtë funksioni. Janë stafet qe i orientojnë ata.
Drejt Traumës dhe Sanatoriumit jamë dërguar edhe një pjesë e mjekëve te urgjencës me qellim dhëninen e ndihmës sipas protokollit të nevojshëm.
Qytetarët nuk do të kenë mundësinë që të bëjnë as ekzaminime imazherike, si rezonancë, skaner apo eko. Sipas informacioneve, nuk janë dëmtuar por kontrollet teknike janë të nevojshme pasi zjarri ra pikërisht më katin minus një ku edhe ata ndodhen. Pacientët që janë në listë pritje thanë informacionet nga Qsut janë lajmëruar për shtyrje të kontrolleve, por një qytetar i moshuar i ardhur nga Dibra për rezonancë nuk kishte informacion.
Ndonëse urgjenca e sëmundjeve të brendshme është situatë do të vijojë kështu deri më riparimin e të gjitha dëmeve. Ndërkohë qe paviani i sëmundjeve të brendshme po vijon punën normalisht.