Rithemelimi 'inspekton' dyert e blinduara në seli! Noka pranon se gjyqtari Zhukri u takua me ‘Foltoren’ para vendimit: Ai është takuar dhe me njerëz të Bashës! Javën tjetër mbledhje grupi PD-Foltore

26 Mars 2022, 12:31| Përditesimi: 26 Mars 2022, 18:46

  • Share

Një ditë pasi Gjykata e Tiranës i dha të drejtë Komisionit të Rithemelimit të Sali Berishës të drejtojë Partinë Demokratike, këta të fundit kanë shkuar sot në selinë blu, ku kanë inspektuar dyert e blinduara.

Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Klevis Balliu provuan njëra pas tjetër sot dyert e blinduara në të 3 katete e godinës, ndërsa deklaruan se për heqjen e tyre do të duhen disa javë.

Për mediat Noka tha se kjo është një kosto që PD duhet ta mbajë tashmë, ndërsa theksoi se demokratët nuk kanë më asgjë me njëri-tjetrin, por kundërshtari i tyre tashmë është Edi Rama. Ai nuk ka ngurruar të japë mesazhe politike duke deklaruar se Grupi Parlamentar i PD do të mblidhet sërish javën e ardhshme, këtë herë pjesë do të jenë edhe të përjashtuarit e pezulluarit, për të përcaktuar rrugën që do ndiqet për bashkimin, duke rikonfirmuar se Grupi i Rithemelimit ka patur kontakte me të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar të PD.

Noka gjithashtu ka pranuar që një përfaqësues i komisionit të Rithemelimit ka takuar gjyqtarin Agron Zhukri përpara se të marrë vendimin të premten për regjistrimin e ndryshimeve në statutin e PD-së, miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit të Sali Berishës. Por për Nokën kjo nuk ka asnjë lidhje, ndërsa bëri të ditur se edhe njerëz të Bashës janë takuar me Zhukrin por Rithemelimi nuk ka hedhur akuza.

Sipas Nokës, PD tashmë do të çbunkerizohet e do të jetë një parti e hapur, madje edhe për ish-kryetarin Lulzim Basha "që do jetë një nga kolegët tanë".

"Me njeri tjetrin nuk ka asgjë, çdo gjë është e tejkaluara, kundërshtari ynë është Rama. Sipas ekspertëve duhet shumë punë për ç’blindimin, por kjo është një kosto që duhet ta mbajnë, shtëpia e demokratëve duhet t’i kthehet demokratëve. "Çbunkerizimi i PD dhe rrugën me çdo demokrat nga më i thjeshti në bazë deri te deputetët në qendër e kemi së bashku. Pas çbunkerizimit, kjo seli do i kthehet aktivitetit normal, do jetë e hapur për çdo demokrat, ajo që ka kaluar do i përkasë të shkuarës, do e hedhim pas. Nuk do të dëshiroja as ta kujtonim atë që ka kaluar PD, duhet ët shohim para sepse nuk mund të rrimë peng i hijes së bunkerit dhe as mentaliteteve të vjetra të përçarjes. Beteja do të jetë me regjimin që po i pi gjakun shqiptarëve. PD nuk do jetë më parti as e bravave as e blindave, por parti e hapur për të gjithë, për Lulzim Bashën që do jetë një nga kolegët tanë dhe për çdo tjetër që kërkon të kontribuojë në parti. Do kemi takime kafe miqësore me Alibeajn sepse jemi kolegë, ndajmë të njëjtat shqetësime. Jemi të hapur për çdo gjë, nuk na ndan asgjë, vetëm ndarje nuk kemi tashmë, gjithçka në funksion të bashkimit. Jemi në kontakt dhe do takohemi. Kemi rënë dje dakord për të vijuar me mbledhjen e grupit dhe absolutisht që grupi parlamentar do mblidhet", tha ai.

Por pavarësisht deklaratave të Nokës se tashmë demokratët nuk i ndan asgjë, rruga e bashkimit nuk u duk kaq e thjeshtë një ditë më parë. Komisioni i Rithemelimit, me në krye Sali Berishën, zhvilluan dje një takim ku më pas Berisha dhe Alibeaj dolën në konferenca të veçanta duke mbajtur qëndrime të ndryshme lidhur se nga kush do të drejtohet Partia Demokratike.

Berisha bëri të qartë se do të kandidojë për kryetar të PD, ndërsa Alibeaj theksoi se asnjë person non grata nuk mund të drejtojë partinë. Berisha kërkoi bashkimin e demokratëve, ku tha se çdo njëri prej tyre duhet të bashkëpunojë për të shëruar dhe bashkuar PD pas krizës që kaloi. Aliabeaj, nga ana tjetër, tha se bashkimi i demokratëve duhet bërë me ato demokratë që nuk cenojnë vlerat dhe marrëdhëniet me SHBA për interesat personale të një personi.

Gjykata e Tiranës regjistroi dje ndryshimet e Berishës në Statutin e Partisë Demokratike, të bëra në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021.  Sipas vendimit, tashmë Komisioni i Rithemelimit i Sali Berishës mund të drejtojë Partinë Demokratike. Në Kuvendin e 11 dhjetorit u vendos referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës, shkarkimi i nënkryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm, Kryesisë dhe të gjitha strukturave drejtuese.

 

Ora 12:57
Noka pranon se gjyqtari Zhukri u takua me ‘Foltoren’ para vendimit: Ai u takua edhe me njerëz të Bashës, por ne s’po akuzojmë

Deputeti Flamur Noka e pranon që një përfaqësues i komisionit të Rithemelimit ka takuar gjyqtarin Agron Zhukri përpara se të marrë vendimin të premten për regjistrimin e ndryshimeve në statutin e PD-së, miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit të Sali Berishës.  Ndaj Zhukrit Gazmend Bardhi vetëm pak orë para vendimit hodhi akuza se gjyqtari është takuar me përfaqësues të Rithemelimit që ka ndikuar në marrjen e vendimit dhe fakti se vetë Zhukri ishte në konflikt interesi me Sali Berishën. Por për Nokën kjo nuk ka asnjë lidhje, ndërsa bëri të ditur se edhe njerëz të Bashës janë takuar me Zhukrin.

‘Në rast se zoti Zhukri është takuar me një kriminel të rrezikshme është tjetër gjë, drejtësia duhet të hetojë, nëse është takuar me një qytetar të lirë unë nuk e shoh ku qëndron problemi, shantazhi që i bë gjyqtarit 12 orë para se të  merrte vendin, ajo është vepër penale në bazë të ligjit. Sot jemi për të përcjellë mesazhin e bashkimit. Zhukri është takuar edhe me njerëzit e afërt të Bashës, por për ne nuk ka asnjë rëndësi ajo’, tha Noka.

Ora 12:49
A e ka pranuar Alibeaj dhe Bardhi vendimin e gjykatës? Noka: Më 6 mars foli populli opozitar, më 25 mars foli drejtësia

Një përfaqësi e grupit të Rithemelimit ka vajtur për të inspektuar dyert e blinduara në PD, ku dhe janë pyetur nëse Enkelejd Alibeja dhe Gazmned Bardhi kanë pranuar në heshtje vendimin e gjykatës për regjistrimin e statutit të Berishës. Noka tha se drejtësia foli më 25 mars dhe kjo nuk diskutohet dhe se populli opozitar foli më 6 mars.

“Një gjë është universale, vendimet e gjykatave nuk diskutohen dhe komentohen, ato zbatohen, më 11 dhjetor folën delegatët, më 18 dhjetor foli anëtarësia, më 6 mars foli populli opozita dhe më 25 mars foli drejtësia”, tha Noka.

Ora 12:46
Noka: Javën tjetër mblidhet Grupi Parlamentar i PD, përcaktojmë axhendën parlamentare

 

Flamur Noka ka deklaruar se tashmë Partia Demokratike do t'i kthehet normalitetit. Për mediat, nga selia e PD ku inspektoi dyert e blinduara, Noka u shpreh se javën e ardhshme do të mblidhet edhe Grupi Parlamentar PD-Foltore për të përcaktuar axhendën parlamentare.

"Kemi rënë dje dakord për të vijuar me mbledhjen e grupit dhe absolutisht që grupi parlamentar do mblidhet. Javën tjetër mbledhja e grupit parlamentar për axhendën parlamentare", tha Noka.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • DELIRANT KASAP RREXHEP LEKA [ KEPI ]: 26/03/2022 14:59

    O çfar tmerri AgronZhukri gjykatës ky njeri me 7 klas shkoll është pjes e drejtësis së plepave nga shofer u bë gjykatës kto jan çudirat Shqiptare. Sali bajga e ka shkatruar aq keq Shqiprin sa ska Zot që e sjell në terezi. Imagjinoni politikën e opozitës e bën Flamuri pa shkop. E hajde prit hajër nga kto lloi injorantësh. Mjer Shqipria e Shqiptarët se çfar po heqin nuk mjaftoi Kryekrimineli Enver Hoxha 50 vjet po duhet duruar dhe hajduti kriminel psikopat Salhe BAJGA.

    Përgjigju
  • Mulli: 26/03/2022 13:38

    Putinistet shqiptare qe per me se 30 vjet vetem dine te perdorin forcen , te prishin e shkaterrojne duke bere lufte kunder lloit U shofshin se nuk suportohen me kete si kuaj karroce debila qe vazhdojne ndjekin non graten Kao te etur per pushtet sa nuk ju punon llogjika se me Putinin shqiptar nuk e arrine kurre

    Përgjigju
  • gjergji: 26/03/2022 13:30

    Me kujtojne barcoleten e Shkodres mbi evolucionin e emrit Ali.Aliun e shkete ne kohe te Turqis e quajten Alush,ne kohen e austro-hungaris Alfred,ne kohen e zogut Ali.te Italis e quajten Alfonso,ne kohe te rusve e quajten Aljosha,kurse ne kohe te kinezeve e quajten Liu. Sot njelloj me Lulin e shkrete.ne fillim"e ardhemja e politikes Shqiptare,pastaj ull ne ngritje i politikes shqiptare,tuj vazhdu me politikan prendimor,ne vazhdim kryeministri i ardheshem luli shpresa politikes,Luli bespreres,hajdut e i korruptuar e armik i demokrateve tuj perfundue tek Lul BRAVA e ne fund Lulin e kemi tonin.I shkreti LUL sa epitete te trishtueshme i vendosen politikaet edepsyz e pa karakter,rencak e mashtrues kto te PD.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?