Një ditë pasi u thirr në SPAK, deputeti i PS Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin! Reagimi për Report Tv: S’kam probleme ligjore, por do kujdesem për shëndetin

10 Tetor, 09:21| Përditesimi: 10 Tetor, 14:02

  • Share

TIRANË- Ligjvënësi socialist, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit. Burime bëjnë me dije se Çyrbja ka depozituar dje në Kuvend shkresën për dorëzimin e mandatit. Kjo lëvizje e deputetit socialist ka ardhur vetëm një ditë pasi u thirr në SPAK dhe u pyet për 5 orë për një kallëzim të Partisë Demokratike. Çyrbja ishte në SPAK më datë 8 tetor, ndërkohë që mandatin e ka dorëzuar një ditë më pas, 9 tetor.

Për Report Tv, Çyrbja mohon që dorëzimi i mandatit të ketë lidhje me thirrjen në SPAK. Në një reagim për gazetaren Esiona Konomi, Çyrbja thotë se nuk ka asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por ka nevojë të kujdeset për shëndetin.

“Kam nevojë për kohë. Do të kujdesem për shëndetin tim. Nuk kam asnjë shqetësim të natyrës ligjore. Dorëheqja nuk lidhet me thirrjen në SPAK. Ishte një vendim që e mora në vlerësim të situatës sime personale”, thotë ai për Report Tv.

Më datë 8 tetor, Çyrbja u pyet për 5 orë në SPAK për një kallëzim të Partisë Demokratike. Burime i thanë Shqiptarja.com se ligjvënësi i PS u pyet për një kallëzim të Edi Palokës në zgjedhjet e vitit 2021, ku e akuzon për shpërdorim detyre, në kohën kur drejtonte Hipotekën e Durrësit. Opozita e akuzoi socialistin se shpërndau leje legalizimesh me qëllime elektorale.

Gjatë kohës që Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit, ai është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë, pasi dyshohej se kishte favorizuar Emiljano Shullazin për të përfituar prona në Durrës.

Kjo ishte arsye për të cilën Lulzim Basha, e kishte etiketuar deputetin disa herë si bashkëpunëtor të krimit. Edhe këtë të enjte, ishte Basha ai që reagoi i pari mes opozitarëve.

“Edi Rama nuk mund të lajë duart vetëm duke detyruar deputetë e ministra të largohen nga funksionet kur u tunden prangat. Ai duhet të mbajë përgjegjesi pse e ka zhytur vendin në korrupsion dhe ka veshur krimin me pushtet”, tha Basha.

Çyrbja po mbyllte mandatin e dytë si deputet. Ai u zgjodh për herë të parë si ligjvënës në radhët e PS në vitin 2017. Ndërkohë, në vitin 2021 ishte i treti më i votuari i qarkut Durrës me 6583 vota. Vendin e tij në Kuvend, pritet ta zërë Erjon Meka, i cili në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 mori 2228 vota.

Ora 10:38
Çyrbja la mandatin e deputetit/ Basha: Rama i ka mbrojtur përfaqësuesit e bandave dhe i ka shpërblyer kur i kanë kryer pazaret e tij

Lulzim Basha, ka reaguar për lënien e mandatit të deputetit Jurgis Çyrbja, pasi u paraqit në SPAK. Çyrbja thotë se dorëzimi i mandatit s’ka lidhje me përgjegjësi ligjore, por se do kujdeset për shëndetin.

Në një reagim në Facebook, Basha shkruan se Edi Rama nuk mund të lajë duart vetëm duke detyruar deputetë e ministra të largohen nga funksionet kur u tunden prangat. Sipas tij, Rama e ka ditur mirë dhe çdo ditë se kush kanë qenë krerët e hipotekave, sa hajdutë e sa abuzues janë.

Ai më tej thotë se kryeministri i ka mbrojtur dhe i ka shpërblyer kur i kanë kryer pazaret e tij.

“Edi Rama nuk mund të lajë duart vetëm duke detyruar deputetë e ministra të largohen nga funksionet kur u tunden prangat. Ai duhet të mbajë përgjegjësi pse e ka zhytur vendin në korrupsion dhe ka veshur krimin me pushtet.

Edi Rama e ka ditur mirë dhe çdo ditë se kush kanë qenë krerët e hipotekave, sa hajdutë e sa abuzues janë.

Ai vetë i ka caktuar, i ka mbrojtur dhe i ka shpërblyer kur i kanë kryer pazaret e tij si duhet: Siç bëri me Çyrbjen e hipotekës së Durrësit, i cili pasi i shërbeu Shullazit në zyrë, i shërbeu deri në fund edhe në gjyq. Për këtë Rama vendosi ta bëjë dhe deputet, si përfaqësuesin e bandave të Shijakut dhe Durrësit në parlament. Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha.

Ora 09:35
Jurgis Çyrbja dorëzoi mandatin, ja kush pritet të marrë mandatin e deputetit të PS-së

Deputeti i PS, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se dorëzimin e mandatit e ka dorëzuar dje, datë 9 tetor, në Kuvend.

Por kush pritet që ta zërë vendin e Çyrbes në Kuvend? Vendin  tij pritet që ta zërë  Erjon Meka, i cili në zgjedhjet e fundit mori 2228 vota.

Çyrbja po mbyllte mandatin e dytë si deputet. U zgjodh për herë të parë në vitin2017. Në vitin 2021 ishte i treti më i votuari i qarkut Durrës mes 6583 vota, informon gazetarja Esiona Konomi.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • vlonjati: 11/10/2024 09:22

    Fajin e ka Berisha.

    Përgjigju
  • Iris: 11/10/2024 03:42

    5 ore pyetje ne SPAK te bejne per /spital/,s.d.q ,ky krijon nje precedent penal interesant sepse u akuzua se ka bere legalizime per perfitime elektorale.Tani te gjithe bashkiaket qe Rama u ka kerkuar te shpejtojne legalizimet,mund t'i kape rasti i ketij,sepse Rama keto shtytje per legalizime per vota po i ben.

    Përgjigju
  • durres: 11/10/2024 00:09

    iku Lenti o boss te gjithe e dine qe ishe qeni i Lentiit

    Përgjigju
  • xXx: 10/10/2024 22:21

    Çyrbja do e ketë bërë çorbën...

    Përgjigju
  • Drini: 10/10/2024 21:21

    Sky ecc Jr kapur ne pergjime o trim

    Përgjigju
  • mark: 10/10/2024 17:46

    iku dhe nje horr nga parlamenti....

    Përgjigju
  • Linda: 10/10/2024 13:47

    Lulzim Basha ate qe i ke bere ti Tiranes me pronat bashk me Jozefina Topallin duke i fallsufikuar dhe pervetesuar per gjithe zullumqaret e partis demokratike do vite te tregohen!! Per cudi perse nuk po hetoheni akoma???

    Përgjigju
    • Partia: 10/10/2024 17:03

      Po flitet per nja hajdut te PS këtu o Linda e Hysnbelliut.

  • Gysi: 10/10/2024 13:26

    Ti hudhe goxha lek tu i bo rreklam vetes mre kodosh, u bo lajm ne tv e Durrsit qe ishte diplomu nipi n holland imagjino. E c’do hake qafen e pates m duket mer lal.

    Përgjigju
  • timi bales: 10/10/2024 12:42

    do na mungoje profesionaliteti jot ne parlament ligjet qe ke miratuar i ka zili gjithe evropa

    Përgjigju
  • Zakarel: 10/10/2024 10:54

    Ikin hajdutet nje nga nje semuren me pakete malboro ne dore

    Përgjigju
  • Qytetari: 10/10/2024 09:39

    Hahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?