Kronikë

Një e sëmurë në bord, kroçera bën ndalesë të detyruar pranë portit të Vlorës (VIDEO)

30 Maj 2019, 08:03| Përditesimi: 30 Maj 2019, 09:09

  • Share

Një kroçerë e cila po lundronte mbrëmjen e djeshme në afërsi të gadishullit të Karaburunit ka kërkuar asistencë mjekësore pasi një udhëtare e moshës 68-vjeçare ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Kroçera Costa Victoria ka ndaluar në radën e portit të Vlorës. Ambulanca e spitalit rajonal të qytetit është afruar në një distancë rreth 1 milje nga porti Detar Vlorë.

Më pas kapiteni i portit bashkë me personelin e ndihmës së shpejtë kanë shkuar në bordin e kroçerës për të marrë të sëmurën në barrelë, duke bërë të mundur transportimin e saj drejt spitalit.

Gazetari i Report TV Armand Xheli raporton tashmë ajo ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Vlorës.

Kroçera ku ndodhej e sëmura

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tuçi: 30/05/2019 09:25

    Në Durrës dhe mund të kishte shpëtuar në Vlorë vështirë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?