American British STEM Academy

Lajme të mira

Një edukim që bën diferencën, ABA STEM ofron bursa për nxënësit me rezultate të larta

9 Korrik, 20:50| Përditesimi: 9 Korrik, 20:56

  • Share

Të zgjedhësh shkollën e duhur për fëmijën është një nga vendimet më të rëndësishme që një prind mund të marrë. Në një botë që po zhvillohet çdo ditë me teknologji të reja, profesione të panjohura më parë dhe sfida globale, fëmijët kanë nevojë për më shumë se thjesht njohuri ata kanë nevojë për një edukim që i përgatit për të menduar, për të krijuar dhe për të vepruar. Një edukim që nuk u mëson vetëm “çfarë të mendojnë”, por “si të mendojnë”. Prandaj është koha për të parë përtej mësimit tradicional dhe për të zgjedhur një shkollë që rrit kuriozitetin, zhvillon talentin dhe nxit pasionin për të ardhmen.

Një nga risitë më premtuese në arsimin parauniversitar në Shqipëri është pikërisht American British STEM Academy, një institucion i konsoliduar tashmë si shkolla e parë që aplikon metodologjinë STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë) me një vizion të qartë dhe ambicioz për të sjellë në vendin tonë standartet më të avancuara të mësimdhënies ndërkombëtare.

ABA STEM ndodhet në një ambient të gjelbëruar dhe të qetë siç është Linza, pranë Parkut Kombëtar të Dajtit, pikërisht aty ku natyra frymëzon dijen duke ofruar tre cikle të plota arsimore, nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë.

Çfarë e dallon ABA STEM nga shkollat e tjera?

Shkolla bazohet në metodologjinë STEM, një filozofi mësimdhënieje që u jep nxënësve njohuri të integruara dhe praktike për të kuptuar realitetin dhe për të zhvilluar aftësi konkrete në zgjidhjen e problemeve.

Që nga vitet e hershme të arsimit fillor, nxënësit mësojnë në mënyrë ndërvepruese, me eksperimente në laborator, projekte teknologjike, programim, robotikë dhe analiza të dhënash duke e kthyer klasën në një hapësirë të gjallë dijesh dhe kreativiteti.

Shkolla ndërthur programin akademik me mësim praktik në laboratorë modernë, mësim në gjuhën angleze dhe mentorim nga staf i kualifikuar ndërkombëtarisht. Fëmijët mësojnë të programojnë, të krijojnë projekte inxhinierike, të punojnë në skuadër dhe të zhvillojnë ato aftësi që u nevojiten nxënësve jo vetëm për t’u përgatitur për universitetet më të mira ndërkombëtare, por edhe për tregun global të punës.

Në vetëm dy vite që nga themelimi, ABA STEM Academy ka arritur të krijojë një komunitet të mirëfilltë ekselence, ku nxënësit jo vetëm mësojnë, por edhe shkëlqejnë. Me 21 çmime të fituara në olimpiada të ndryshme kombëtare në fushat e matematikës, shkencës dhe teknologjisë, nxënësit dëshmojnë për një nivel të lartë përgatitjeje dhe një metodologji mësimdhënieje të suksesshme. Ky sukses është një tregues i qartë i cilësisë së stafit pedagogjik dhe i përkushtimit për të nxitur kuriozitetin, mendimin kritik dhe pasionin për dijen.

Në fjalët e saj, Drejtoresha e Përgjithshme e ABA STEM, znj. Marsela Salavaçi, thekson:

“Sot ABA STEM nuk është thjesht një shkollë – është një komunitet ku fëmijët mësojnë të mendojnë ndryshe, të bashkëpunojnë, të guxojnë dhe të krijojnë. Prindërit që zgjedhin ABA STEM po bëjnë një investim afatgjatë në të ardhmen e fëmijëve të tyre, duke u dhënë atyre një biletë për botën moderne dhe globale.”

American British STEM Academy nuk ndalet vetëm në aspektin pedagogjik, por i kushton vëmendje zhvillimit emocional, kulturor dhe social të fëmijëve përmes aktiviteteve jashtëshkollore, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe edukimit qytetar. Eventet e përjavshme u japin një perspektivë tjetër kurrikulave mësimore, ndërsa të ftuarit nga fusha të ndryshme të profesionale ndajnë eksperiencat e tyre me nxënësit.

Regjistrimet për vitin e ri akademik

American British STEM Academy regjistrimet për vitin e ri mësimor 2025-2026 kanë nisur tashmë. Shkolla mbështet edhe nxënësit me rezultate maksimale, duke ofruar një sërë bursash dedikuar ekselencës, teksa stafi mirëpret çdo ditë të interesuarit për t’u njohur nga pranë me ambientet, metodologjinë dhe infrastrukturën unike arsimore në Shqipëri.

Adresa: Linzë, Tiranë

Kontakte: +355  69 7018 999

[email protected]

S.B/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?