Tortë e ftohtë me shije limoni
Përbërësit:
Baza:
- 200 gr biskota ose krakera të kripur
- 60 gr sheqer
- 115 gr gjalpë në temperaturë ambienti
Kremi:
- 170 gr krem djathi
- 200 ml pana
- 500 gr kos i trashë
- 1 limon (lëkura dhe lëngu)
- 150 gr sheqer pluhur
- 4 lgj qumësht i kondensuar
Shtresa e sipërme:
- 200 ml ujë
- 4 lgj niseshte
- 2 lgj sheqer
- 120 ml lëng limoni
- 1 lç kurkuma
Përgatitja:
Fillimisht ngrohim furrën në 180°C. Thërrmojmë krakërsat ose biskotat derisa të bëhen pluhur. Shtojmë sheqerin dhe gjalpin e butë të prerë në copëza. E punojmë mirë masën derisa përbërësit të homogjenizohen. E hapim bazën e tortës në një tavë rrumbullake duke e bërë brumin të ngjitet edhe në skajet. E vendosim në frigorifer për 15 minuta dhe më pas në furrë për rreth 12-15 minuta, derisa baza të marrë një ngjyrë të lehtë të artë.
Ndërkohë përgatisim kremin: përziejmë mirë të gjithë përbërësit derisa të homogjenizohen. Kremin e përgatitur e hedhim mbi bazën e biskotave, e nivelojmë mirë dhe e lemë të ftohet.
Ndërkohë përgatisimin kremin e shtresës së sipërme. Vendosim në zjarr niseshten e tretur në lëngun e limonit, shtojmë ujin, sheqerin dhe kurkumën. E lemë derisa masa të trashet dhe e shtojmë mbi tortën. E dekorojmë me feta limoni, pak sheqer pluhur, e vendosim në frigorifer dhe më pas e shërbejmë të ftohtë.