Sulmi në kisha në Indonezi

Bota

Një familje sulmon me bomba tre kisha në Indonezi, 11 të vdekur

13 Maj 2018, 14:12| Përditesimi: 13 Maj 2018, 18:39

  • Share

Tre kisha janë sulmuar nga kamikazët në qytetin e dytë më të madh të Indonezisë, Surabaya. Policia njofton se 11 persona kanë humbur jetën nga sulmet me bomba.

Dhjetëra të tjerë janë plagosur pas sulmeve që u kryen në distancë shumë të shkurtër kohore nga njëri-tjetri. Deri tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e atentateve me bomba, por autoritetet indoneziane mendojnë se janë vepër e grupit të frymëzuar nga ISIS-i, Jemaah Ansharut Daulah. Sipas mediave të huaja, pëegjegjës për sulmet është një familje

Sulmet kanë ndodhur në orët e para të ditës së dielë.

Në vendngjarje ka kanë shkuar dhe autoritete të larta shtetërore, të cilët e kanë përshkruar sulmin si barbar.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?