Sociale

Një familje zaptoi rrugën në fshatin Romanat të Durrësit, IKMT liron hapësirën! 2 familjarët kundërshtojnë, shoqërohen në polici

6 Janar, 16:44| Përditesimi: 6 Janar, 17:06

  • Share

Në muajin korrik të vitit 2024, banorët e fshatit Romanat, të lagjes së sipërme u ankuan në bashki se familja Kapllani kishte uzurpuar një segment rreth 200 të gjatë dhe 4 të gjerë të rrugës që lidh shtëpitë e tyre me rrugën kryesore. Pra, rreth 200 m2 sipërfaqe duke pretenduar pronësinë mbi të e duke bllokuar qarkullimin e banorëve. Këta të fundit, nga ana e tyre kishin deklaruar se historikisht ajo ka qenë rrugë e fshatit.

Dorian Mema, përgjegjës i IKMT Durrës sqaron se: në këto kushte bashkia kreu analizën e kësaj situate duke kërkuar nga Agjencia Kadastrale të dhëna mbi këtë sipërfaqe toke dhe rezultoi se ajo ishte tokë me pronësi shtetin dhe se ishte uzurpuar nga kjo familje e cila nuk disponon asnjë dokument të pronësisë mbi atë sipërfaqe toke.U ndërhy në verë dhe rruga u hap. Por pas disa javëve ata e bllokuan sërish rrugën.

Në fund të muajit dhjetor 2024, familja në fjalë është njoftuar shkresërisht që deri me datë 6 janar 2025 duhej të hapte rrugën e të largonte mjetet rrethanore me të cilat kishte ngritur një pritë në rrugë.

Sot IKMT shkoi të zbatonte vendimin dhe ndeshi rezistencën e 2 familjarëve. Në mbështetje të IKMT shkuan edhe forca policore dhe oficerë të krimeve të cilët monitoruan situatën nga afër. Nga ana e saj IKMT do të padisë penalisht këte familje për kërcënim të punonjësit shtetëror në kryerjen e detyrës.

Ndërkohë zëdhënësi i bashkisë Durrës Dor Agolli sqaron se bashkia kanë projekt për ndërtimin e një rruge në atë zonë që është një kërkesë e hershme e banorëve.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ymer: 07/01/2025 08:56

    O shoku gazetar,200m e gjate dhe 4m e gjera jane siperfaqe 800m2, jo 200m2, ne matematike qenke si lul brava.

    Përgjigju
  • Iris: 07/01/2025 01:35

    Po pranga kane keta policet apo jo? Prangosuani duart mbrapa dhe keto skena qe te kujtojne me shume prinderit kur terheqin femijet e vegjel kur hedhin vickla per ndonje gje,se sa arrestimet policore,nuk do te shfaqeshin ne ekrane.

    Përgjigju
  • tefik: 06/01/2025 16:59

    keta Jane hajdutet e Berishes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?