Plantacione kanabis brenda vilave luksoze

Një grua u siguronte kontratat, goditet grupi shqiptaro-moldav në Spanjë! Blinin vila për të kultivuar kanabis! Funksiononin me hierarki ‘strikte’

10 Shkurt 2023, 13:25| Përditesimi: 10 Shkurt 2023, 15:34

  • Share

Pesë shqiptarë dhe moldavë janë arrestuar nga policia spanjolle në Murcia dhe Alicante ku është goditur një organizatë kriminale e lidhur me mafian shqiptare që merrej me trafikun e drogës dhe falsifikimin e dokumentacionit për persona të cilët synonin të vendoseshin në këtë zonë përgjithmonë. Të arrestuarit merrnin me qera shtëpi të ndryshme me qëllim përdorimin e tyre si një bazë për kultivimin e kanabisit dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

Një femër merrej me mbylljen e kontratave me agjentët e pasurive të paluajtshme për të marrë me qera prona me vendndodhje në bregdet të Murcias dhe Alicantes. Qëllimi i marrjes me qera i vilave ishte kultivimi i marijuanës dhe kanabisit në ambiente të mbyllura duke arritur të kryejnë deri në 4 plantacione të plota çdo vit. Shpërndarja e këtyre lëndëve narkotike u sigurinte fitime të mëdha.

Të arrestuarit vepronin në mënyrë hierarkike duke ndarë rolet e ndryshme në nivele të ndryshme, me shoferë, lokalizues të shtëpive që do të merrnin me qera dhe roje sigurie të cilët i përdornin si ‘ushtarë’.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?