Fëmijë në Afrikë

Një fëmijë vdes nga uria çdo 30 sekonda në Afrikë

2 Shkurt 2022, 22:39| Përditesimi: 2 Shkurt 2022, 22:41

  • Share

Një në pesë njerëz në Afrikë vuan nga kequshqyerja. 93 milionë njerëz në 36 vende janë pa ushqim në kuptimin e drejtpërdrejtë të shprehjes. Sipas një raporti të Oxfam, më të prekurit janë gratë dhe fëmijët.

Në rajonin sub-Saharian, një fëmijë vdes nga uria çdo 30 sekonda, ndërsa 2 në 5 gra (në moshë riprodhuese) vuajnë nga anemia për shkak të mungesës së ushqimit, shton Oxfam, e cila saktëson se çmimet e ushqimeve në të gjithë kontinentin kanë arritur shifra rekord.

Oxfam ngre alarmin në prag të samitit të liderëve të Bashkimit Afrikan më 5 dhe 6 shkurt për urgjencën ushqimore, të planifikuar në Addis Ababa dhe në funksion të samitit me liderët e BE-së për krizën, i planifikuar për  17 dhe 18 shkurt në Bruksel.

“Në vitin 2020, 60% e popullsisë afrikane – pothuajse 800 milionë njerëz – vuanin nga pasiguria ushqimore: 90 milionë njerëz më shumë se një vit më parë. Kriza klimatike, pandemia dhe luftërat nxisin urinë që shkakton vdekjen e 6 personave çdo minute dhe kërkojnë një përgjigje urgjente nga udhëheqësit afrikanë”, thotë për ANSA, Francesco Petrelli, këshilltar i politikës së sigurisë ushqimore të Oxfam Italia.

Rreth 20 vende afrikane aktualisht po përjetojnë dhunë dhe konflikte. Thatësira ka shkatërruar mijëra hektarë të mbjella dhe ka vrarë bagëtitë, që do të thotë se miliona njerëzve janë privuar nga burimi i tyre kryesor i të ardhurave dhe jetesës.

Prandaj, në prag të samitit të Bashkimit Afrikan, Oxfam u bën thirrje udhëheqësve të arrijnë qëllimet e përcaktuara në Deklaratën e Malabos të vitit 2014 për të përgjysmuar varfërinë, një angazhim konkret për zgjidhjen jo të dhunshme të konflikteve, miratimin dhe ratifikimin e Protokollit të “Kartës Afrikane për të drejtat e qytetarëve për mbrojtje dhe sigurime shoqërore”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?