Një film për Ukrainën në Parlament, as një 'grusht' deputetësh në sallë, Felaj ‘justifikon’ kolegët: E di që jeni të mërzitur me prezencën, po ka arsyet e veta

20 Shtator 2023, 19:54| Përditesimi: 20 Shtator 2023, 21:20

  • Share

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, “Fluturat metalike” ndalën sot në Parlamentin Shqiptar.

Për dokufiction-in gjermano-ukrainas, që u shfaq përgjatë 84 minutave, pjesëmarrës ishin vetëm një grusht spektatorësh, mes të cilëve vështirë të pikaseshin portretet e ndonjërit prej 140 deputetëve të Parlamentit tonë...

Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj, përpiqet të justifikojë pjesëmarrjen e ngushtë përballë themeluesit të Festivalit, kineastit Kujtim Çashku.

“Z.Çashku e di që jeni i mërzitur pak sot me prezencën, por besoj se ka dhe ajo arsyet e veta që reflektohen edhe në këtë pjesëmarrje. Sidoqoftë unë ju siguroj në emër të Kuvebndit të Shqipërisë që ne jemi vërtetë të nderuar që ju kemi sot ju këtu”, thotë Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj.

Në fakt agjenda e sotme e Kuvendit përfshin disa komisione ku është diskutuar mbi sigurinë, çështje ligjore, sociale apo të punësimit. Tema që lidhen me Të Drejtat e Njeriut, që trajtojnë filmat e këtij Festivali prej 18 vitesh, për të cilat mund të diskutohej në këtë sallë.

Parlamenti është një nga lokacionet që përzgjidhet prej disa vitesh nga themeluesit e Festivalit për të shfaqur filmat. Pavarësisht karrigeve bosh në sallën ku u projektua filmi, me shumë gjasa në seancën e së enjtes pjesëmarrja do të jetë më masive...

Në një kohë që Festivali, ka mes kryetemave Luftën në Ukrainë, “Flutura metalike”, me regji të Roman Liubyi, përmes ngjarjes së korrikut të vitit 2014-të që shënon rrëzimin e një aeroplani malazez ‘boeing’, pas goditjes nga një rakete nga separaistët pro-rusë, gjatë udhëtimit nga Amsterdami në Kuala Lumpur, synon të bëjë lidhjen e krimeve të së shkuarës me të tashmen...

“Jemi këtu sot në shtëpinë e deputetëve për të diskutuar mbi temën e agresionit rus në Ukrainë, ashtu siç do të kishim dashur që në këtë aktivitet kaq të rëndësishëm të kishim prezent deputetët e Republikës së Shqipërisë”, thotë Erida Skendaj, drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Shenjat e Luftës në Ukrainë, siç vihet në dukje përmes dokumentarit, ishin më të hershme se viti 2022.

“Jam shumë i lumtur të jem këtu, në Parlamentin Shqiptar, për të thënë përmes këtij prezantimi dy fjalë për drejtësinë” , u shpreh Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shukrov.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme Shqipëria drejtoi edhe një nga seancat më me peshë për Ukrainën në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/09/2023 03:49

    Nuk duhet t'ju kishit thene qe do te jepet film.Po t'ju kishit thene qe do te diskutojme per t'ju dhene ndonje bonus monetar,apo shtim djetash e privilegjesh deputeteve,do t'i kishe aty te 140,pa perjashtim.

    Përgjigju
  • Xxx: 20/09/2023 20:11

    Po Andueli i Vlores ishte aty apo...po rregullonte ndonje njeriun e vet ne pune bashke me deputetin tjeter te Vlores Ilir Metaj qe nuk la me njeriun e vet dhe te Shpetim Gjikes pa rregulluar

    Përgjigju
  • Luli: 20/09/2023 20:11

    Po nuk Kane faj te shkretet deputete se filmin te pakten duhet ta ndjekesh ta lexosh dhe per deputetet tane eshte e sikleteshme se 50% E TYRE nuk dine as te shkruajne e as te lexojne. Keshtu qe ça do bejne ne salle ato? .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?