Tirana do të plotësohet me një tjetër stadium të ri! Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga kantieri ku po ndërtohet stadiumi i ri me vendndodhje në Kamëz, Valias.
Ky stadium do të ndërtohet sipas standardeve IFAB/FIFA në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit.
Fusha sportive do të jetë 8.030m² ndërsa dyert do të hapen për 3.000 tifozë për të ndjekur ndeshjet e futbollit.
“MIRËMËNGJES
dhe me këto pamje nga puna për stadiumin që po ndërtohet në Kamzë, Valias, sipas standardeve IFAB/FIFA, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, me një fushë sportive prej 8,030 m², dhe 3,000 ndenjëse për tifozët dhe publikun që do të ndjekin ndeshjet e futbollit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Edi Rama në postimin e tij në facebook.
Komente
