Një gjellë super e shijshme me mish viçi dhe bizele nga zonja Albana

28 Mars 2023, 12:20| Përditesimi: 28 Mars 2023, 12:26

  • Share

Mish viçi me bizele

Përbërësit:

  • 800 gr mish viçi
  • 2 qepë
  • 1 kg bizele
  • 3 lgj gjalpë
  • 1 fç salcë domate
  • 1 ls salcë e koncentruar
  • 1 tufë kopër
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Presim mishin e viçit në copëza mesatare. Kaurdisim në tenxhere qepën e grirë imët me pak gjalpë. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë copat e mishit dhe vazhdojmë kaurdisjen për rreth 5 minuta. Shtojmë pak kripë dhe piper të zi dhe më pas salcën e domates. E përziejmë mirë duke shtuar dhe ujin e ngrohtë (rreth 1 litër). E lemë mishin të ziejë për rreth 30 minuta dhe më pas shtojmë bizelet. Ulim temperaturën e sobës dhe e lemë gjellën të gatuhet avash avash. Nëse e duam me lëng pak më të plotë mund të tresim në pak ujë 1 lugë niseshte. Në fund rregullojmë shijen me erëza dhe bimë aromatike sipas preferencës.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?