Doug Hayes dhe nipërit e mbesat

Lifestyle

Një gjysh i vërtetë! I bën familjes një autobuz për Krishtlindje

28 Dhjetor 2019, 15:16| Përditesimi: 28 Dhjetor 2019, 15:21

  • Share

Një gjysh në Oregon të SHBA-së i bëri familjes së tij një dhuratë të papritur për Krishtlindje, një autobus të verdhë shkolle.

Doug Hayes i befasoi 10 nipërit e mbesat me autobusin me emrin ‘Grandfather Express’, kur e dërgoi në shtëpi të mërkurën.

Hayes tha se blerja e autobusit ishte një ide e mirë për fëmijët që t’i dërgojë në shkollë çdo ditë.

Pesë prej nipërve e mbesave shkojnë në shkollën katolike Paideia Classical Christian School, e cila nuk ka mjete transporti.

Ndaj prindërit e tyre janë të detyruar t’i dërgojnë vetë në shkollë.

Ndërsa 5 të tjerët ende nuk kanë filluar shkollën.

Kështu që zgjidhja ishte blerja e një autobusi, ku fëmijët do arrijnë në shkollë për 20 minuta.

Gjyshi është pjesë e një familjeje të madhe dhe duhet treguar përkujdesje për të gjithë nipërit e mbesat.

Autobuzi

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?