Në stadiumin "Loni Papuçiu" në Fier, Apolonia fitoi 1-0 me Orikun për javën e 20-të në Kategorinë e Parë. Përballja e sotme mori jetë në 14:00, me vendasit që iu falën golit të Omerit në minutën e 75-të. Fundi i ndeshjes ka pasur tension, me Malon te miqtë që pas dy kartonave të verdhë është larguar me të kuq. Oriku në fund nuk është pajtuar me vendimet e arbitrit, teksa kanë protestuar te kryesori. Është dashur ndërhyrja e sigurisë që situata mos acarohej. Pas javës së 20-të, Apolonia me 28 pikë mban vendin e shtatë, me pikë të njëjta me Besën që është një pozicion më sipër dhe ndodhet në zonën e promovimit. Nga ana tjetër, Oriku me 21 pikë është në vendin e 12-të.
Lajmi kryesor:
Flamurtari mposhtet nga Dinamo, përleshje mes stafeve dhe 3 kartona të kuq në Vlorë! Tifozët rrethojnë stadiumin dhe presin daljen e arbitrit, ndërhyn policia (VIDEO)
S.Dh/ReportTv.al