Sociale

Një grua në krye të Policisë Bashkiake të Tiranës, kush është Elona Lalaj

2 Maj, 19:13| Përditesimi: 2 Maj, 19:14

  • Share

Elona Lalaj do të jetë drejtuesja e re e Policisë Bashkiake të Tiranës. Ajo zëvendëson në këtë detyrë kryetarin e komanduar Toni Beni dhe është prezantuar zyrtarisht sot me stafin nga kryetarja Anuela Ristani.

“Sot, në ambientet e Policisë Bashkiake të Tiranës, Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, znj. Anuela Ristani, pati nderin të prezantojë Drejtoreshën e re të Përgjithshme të Policisë Bashkiake, znj. Elona Lalaj.

I urojmë suksese në këtë përgjegjësi të re dhe presim përmirësime të mëtejshme në shërbimet dhe dinamikën e punës së  Policisë Bashkiake në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Policisë Bashkiake Tiranës.

Elona Lalaj merr këtë detyrë pas një karriere të suksesshme në radhët e Policisë së Shtetit.

Vite më parë, Elona Lalaj ka qenë zëdhënëse e Policisë së Qarkut Fier.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata drejt fundit, a ju kanë bindur partitë që të votoni më 11 maj?