THETH- Një turist zviceran ka gjetur vdekjen në Valbonë, pasi ka rënë aksidentalisht në greminë. I riu po eksploronte natyrën bashkë me tre turistë të tjerë në shtegun alpin Valbonë-Theth.
Fatkeqësisht rreth orës 12:40 në zonën e Ragamit, ai bashkë me një vajzë kanë rënë në greminë, pasi duket se kanë ngatërruar shtegun.
Ndërsa dy të tjerët kanë njoftuar policinë e cila mbërriti në vendngjarje pas rreth dy orësh për shkak të terrenit të vështirë. Turisti, në moshë të re u gjet pa shenja jete, ndërsa vajza që e shoqëronte fatmirësisht ka shpëtuar pa dëmtime!
Një helikopter i Emergjencave Civile mbërriti në Valbonë dhe transportoi trupin në spitalin e Bajram Currit.
Në foton e mëposhtme duket rruga që kanë ndjekur turistët (vija me të kuqe), ndërkohë që duhet të kishin ndjekur rrugën poshtë (vijën me të verdhë).
Foto nga vendi i ngjarjes
Turisti gjerman, trupi i tij
Janë gjetur dy turistët gjermanë që ranë në humnerë në Theth. Burime për Report Tv konfirmojnë se njëri prej tyre (mashkull) ka humbur jetën. Turisti tjetër femër që ishte bashkë me të është në gjendje të traumatizuar. Helikopteri po bën përpjekje për t’u ulur me qëllim marrjen e trupit dhe për t’i dhënë ndihmën vajzës që ka shpëtuar.
Edhe shtegu i shenuar me te verdhe nuk me duket i sigurte,sepse me duket si vend qe ploteson kushtet per ortek,sidomos tani qe fillon shkrirja e debores.
PërgjigjuJemi ne periudhen kur kerkesat kane filluar por bora nuk ka shkrire akoma nga krahu i qafes se Valbones ku i bie hija. Shtegu eshte shume mire i shenjuar por bora i ka mbuluar shenjat. Asnje banor dhe asnje operator nuk i rekomandon turistet ne kete periudhe te bejne qafen e valbones pa u pastruar shtegu deri nga fundi i Majit. Edhe kur bora ka shkrire pjeserisht gjithnje rekomandohet guide lokale pasi ka shtigje te shkurtra e me te sigurta nga ata mund ti kalojne. Ata jam e sigurte qe nuk kane pyetur, ose skan degjuar rekomandimet, pasi ngjitja deri ne qafe te Valbones ska bore fare fare por sapo kalon ne krahun e Valbones fillon bora qe eshte duke shkrir ttani dhe shkeputet kollaj. Me vjen keq per ta, e per imazhin e shqiperise turistike.
PërgjigjuDuhen percaktuar rruget dhe shtigjet e sigurta per levizje te turisteve, kjo behet me ane te hartave dhe shenjave njoftuese.Gjithashtu pertej ketyre shtigjeve u duhet bere e ditur turisteve qe : TE MARRIN VETE RREZIKUN PERSIPER.kjo menyre eshte e praktikuar kodo neper bote.Nuk ka pse taksapaguesi i varfer shqiptar te paguaje 5000€ oren e helikopterit.
PërgjigjuPo kur gjermani te pagon azilin ty trupeshk, pse nuk thua qe nuk i do sepse jan te taksapaguesve gjerman? Humaniteti nuk njeh kombesi o trupeshk.