Miami - Celtics

Një hap larg finales në NBA, Miami Heat mposht Boston Celtics

22 Maj 2023, 13:02| Përditesimi: 22 Maj 2023, 13:03

  • Share

NBA zhvilloi ndeshjen e tretë finale në Konferencën e Lindjes. Në Miami, Heat fituan 128-102 kundër Boston Celtics dhe e dërgojnë serinë e ndeshjeve në 3-0, duke qenë vetëm një fitore larg të qenit në finalen e madhe si kampione në Konferencën e Lindjes.

Gabe Vincent ka qenë më efikasi në këtë duel me 29 pikë, teksa Duncan Robinson shtoi 23 të tjera. Me pikë dyshifrore te Heat e mbyllën ndeshjen edhe Martin (18), Jimmy Butler (16), Bam Adebayo (13) dhe Strus me 10 pikë. Te miqtë më efikasi ishte Jayson Tatum me vetëm 14 pikë që ishin shumë pak për t’i bërë ballë Heat.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?