Milan 4-0 Venezia, Gabbia feston golin

Juventusi ndalet 0-0 nga Empoli, Ismajli kapiten! Milan mposht 4-0 Venezian, Fonseca shijon fitoren e parë

14 Shtator, 17:13| Përditesimi: 14 Shtator, 22:46

  • Share

Futbolli italian nisi këtë të shtunë me javën e katërt. Në 15:00 Como dhe Bologna barazuan 2-2. Ndërkohë Juventusi nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 kundër Empolit. Në mbrëmje Milani mundi 4-0 Venezian dhe shijon suksesin e parë sezonal.

Në "Giuseppe Sinigaglia", vendasit e Comos ende nuk e kanë shijuar fitoren e parë pas rikthimit të tyre në Serie A pas 23 vitesh. Vetëm 2-2 me Bolognan, që barazoi në limite. Ndeshja nisi mirë për vendasit e Fabregas, me Casale që i dha epërsinë Comos me autogolin e tij. Në pjesën e dytë Cutrone shënoi për 2-0, teksa u duk se Como kishte siguruar tri pikët. Bologna s'u dorëzua dhe Castro shënoi golin e parë, para se Iling Junior në minutën 90+1 të barazonte gjithçka për 2-2.

Në "Carlo Castellani" Empoli dhe Juventusi barazuan 0-0 për javën e katërt në Serie A. Pas dy fitoreve në javët e para, "Zonja" e Mottas nuk mundi të shkojë më shumë se barazimi i bardhë, i dyti radhazi pas atij me Romën. Edhe pse me këtë rezultat, bardhezinjtë e mbyllin të shtunën në vendin e parë duke pritur ndeshjen e Interit. Për Empolin titullar dhe me shiritin e kapitenit luajti Ardian Ismajli, mbrojtësi i Kombëtares.

Milani ka siguruar fitoren e parë këtë sezon në Serie A. Kuqezinjtë mundën në "San Siro" 4-0 Venezian, me sfidën që vlente për raundin e 4-t në elitën e futbollit italian. Kësisoj, Fonseca shijon tri pikët e para në stolin e kuqezinjve. Katër golat e Milanit u shënuan në pjesën e parë me autor Hernandez, Gabbia, Pulisic dhe Abraham. Miqtë shënuan një gol në fraksionin e dytë, por ndërhyrja e VAR e anuloi për faull. Venezia e mbylli sfidën me një lojtar më pak pas daljes me dy kartona të verdhë të Niculussi në minutën e 73.

Serie A, java 4:

15:00 Como 2-2 Bologna

18:00 Empoli 0-0 Juventus

20:45 Milan 4-0 Venezia

Renditja:

Ora 22:42
Milani merr fitoren e parë në Serie A, 'poker' 4-0 Venezias

Milani ka siguruar fitoren e parë këtë sezon në Serie A. Kuqezinjtë mundën në "San Siro" 4-0 Venezian, me sfidën që vlente për raundin e 4-t në elitën e futbollit italian. Kësisoj, Fonseca shijon tri pikët e para në stolin e kuqezinjve. Katër golat e Milanit u shënuan në pjesën e parë me autor Hernandez, Gabbia, Pulisic dhe Abraham. Miqtë shënuan një gol në fraksionin e dytë, por ndërhyrja e VAR e anuloi për faull. Venezia e mbylli sfidën me një lojtar më pak pas daljes me dy kartona të verdhë të Niculussi në minutën e 73.

Ora 19:54
VIDEO/ Juventusi harron të shënojë, Empoli me Ismajlin kapiten i ndal 0-0


Në "Carlo Castellani" Empoli dhe Juventusi barazuan 0-0 për javën e katërt në Serie A. Pas dy fitoreve në javët e para, "Zonja" e Mottas nuk mundi të shkojë më shumë se barazimi i bardhë, i dyti radhazi pas atij me Romën. Edhe pse me këtë rezultat, bardhezinjtë e mbyllin të shtunën në vendin e parë duke pritur ndeshjen e Interit. Për Empolin titullar dhe me shiritin e kapitenit luajti Ardian Ismajli, mbrojtësi i Kombëtares.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?