‘Një herë ke dorën e majtë në allçi, një herë të djathtë’, Arjan Konomi ‘nuk përmbahet’ me komentuesit: Na lini rehat me këto idiotizma (VIDEO)

12 Korrik 2022, 21:32| Përditesimi: 12 Korrik 2022, 21:36

  • Share

Opinionisti i njohur, Arjan Konomi ka sqaruar të gjithë dyshuesit në lidhje me aksidentin e rëndë që pësoi në Jordani.

Në një video të postuar në rrjetet e tij sociale, ai shprehet se ka marrë shumë pyetje se si është e mundur që njëherë shfaqet me dorën e majtë në allçi dhe njëherë me të djathtën.

“Doja të ndaja me ju një shqetësim sepse përveç halleve e problemeve që kemi tani më duhet të lexoj dhe shumë komente në TikTok dhe në Instagram. Me një pyetje të çuditshme që thonë: ‘Si ka mundësi një herë ke dorën e majtë në allçi një herë ke dorën e djathtë.

Dora ime në allçi është kjo dhe është e njëjta. Me sa arrita të kuptoj është problemi i kamerës. Kur xhiron përpara del në këtë pamje, kur më xhiron dikush del i transformuar krahu. Kam formimin dhe pjekurinë që të mos sajoj gjëra të tilla.

Nuk u çmenda që të shtrohem në spital dhe të vë dorën në allçi. Çfarë arrita? Nuk e kuptoj. Ndaj na lini rehat me këto pyetje dhe idiotizma se s’jua kemi oreksin”, thotë Arjani.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?