Në Singapor bie shi mesatarisht 171 ditë në vit. Por një hotel në qytetin e vendit ka menduar një mënyrë mjaft të këndshme për të siguruar që shiu të mos prishë pushimet e mysafirëve të tij.
Paketa "Rain Resist Bliss" e InterContinental Singapore do të rimbursojë një natë qëndrimi të një turisti nëse gjatë turi i tyre nëpër Singapor do të prishet nga reshjet e shiut.
Por megjithatë hoteli nuk rimburosojë para çdo herë që bie shi. Sipas një njoftimi nga hoteli, kjo do të ndodhë vetëm kur "kohëzgjatja e shiut tejkalon 120 minuta brenda çdo blloku kohor prej 4-orësh gjatë orëve të ditës".
Paketa gjithashtu ofrohet vetëm për njerëzit që qëndrojnë në suita, të cilat fillojnë nga 633 dollarë nata për suitat e vogla dhe 3,349 dollarë për suitën presidenciale.
Paratë vijnë në formën e një kuponi, i cili duhet të shpenzohet në InterContinental Singapore brenda një jave dhe shuma që merrni është e barabartë me një natë qëndrimi në kategorinë e dhomës tuaj.